Vetëvritet aktorja pas akuzave për përdhunim/ Edhe 60 gra të tjera akuzojnë aktorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo ishte ndër të parat që denoncoi sjelljen e aktorit Gérard Depardieu ndaj grave në kinema.

Aktorja Emmanuelle Debever ndërroi jetë pak ditë më parë. Lajmi del vetëm tani, i komunikuar nga llogaria X e Institutit Kombëtar Audioviziv.

Debever, 60 vjeç, kreu vetëvrasje duke u hedhur në lumin Seine disa ditë më parë.

Në vitin 2019, aktorja e denoncoi aktorin e njohur për abuzim në xhirimet e filmit “Danton”. Depardieu ka mohuar gjithmonë çdo akuzë kundrejt tij.

Vdekja e aktores ndodhi më 7 dhjetor, ditën në të cilën u transmetua programi “Complément d’enquête” (Hetimi vijon) në France 2 TV, një hetim mbi rastet e dyshuar të dhunës seksuale të kryera nga aktori francez, me titull “Gérard Depardieu: la chute de l’ogre” (Gérard Depardieu: Rënia e viganit).

Por Deber nuk ishte e vetmja që fajësoi Depardieu.

Disa ditë më parë nga Hélène Darras erdhën akuza të tjera kundër tij. Aktorja deklaroi se Depardieu e sulmoi seksualisht në xhirimet e filmit “Disc” të vitit 2007-të.

Akuza e Darras vjen pasi aktorja Charlotte Arnould paraqiti një ankesë duke e akuzuar aktorin për përdhunim. Çështja e Arnould aktualisht po shqyrtohet në gjykatë.

Depardieu i ka mohuar të gjitha akuzat. Në intervistën e transmetuar në programin “Complément d’enquête”, Darras tregon se si Depardieu e kishte ngacmuar atë në xhirimet e “Disc” kur ajo ishte 26 vjeçe.


“Ai më pa sikur të isha një copë mishi. Kisha veshur një fustan shumë të ngushtë, që ishte kostumi i rolit dhe ai mu afrua më pranë dhe më kaloi dorën në ije dhe të pasmet e mia”, tha ndër të tjera Darras në intervistën e saj.

Në atë kohë, ajo tha se nuk e raportoi skandalin nga frika se mos i pritej karriera në të ardhmen. “Nuk kisha mbaruar as shkollën e teatrit. Doja shumë të bëhesha aktore dhe nuk doja të futesha në listën e zezë në moshën 26 vjeçare,” tha ajo për “Complément d’enquête”.

Lexo edhe :  Si të dalloni një çift të shtirur në rrjete sociale përmes këtyre frazave që përdorin

Të paktën gjashtëmbëdhjetë gra e kanë akuzuar aktorin me pasaportë të dyfishtë franceze dhe ruse për dhunë seksuale dhe seksuale./O.S

Të fundit

Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i...

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën...

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të konstituojnë Kuvendin. Deri më tani, deputetët...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet. Të paktën kështu ka rezultuar...

Lajme të tjera

Web TV