Begaj vizitë në Sofje, diskuton për minoritetet, tregëtinë dhe Korridorin e Tetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijimi i politikave ndaj minoriteteve për të dyja vendet u diskutua këtë të enjte mes presidentit Bajram Begaj dhe homologut bullgar, Rumen Radev.

Begaj, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Sofje, shprehu vullnetin dhe interesin e Shqipërisë për të fuqizuar bashkëpunimin ekonomik me Bullgarinë, përfshirë edhe shkëmbimet tregtare.

Sot, u shpreh presidenti Begaj, janë të gjitha kushtet dhe mundësitë, si të kuadrit ligjor, edhe të klimës së favorshme të biznesit, që ky bashkëpunim të fuqizohet edhe më shumë.

Sesioni i ardhshëm i Komisionit të Përbashkët Ekonomik do t’i adresojë me shumë kujdes dhe mirë të gjitha mundësitë dhe do t’i vendosë në lëvizje të gjithë mekanizmat përkatës”, deklaroi Presidenti Begaj.

Sipas kreut të shtetit, duhet shfrytëzuar sa më mirë projekti i Korridorit 8-të.

“Një vlerë e shtuar në këtë drejtim dhe që duhet shfrytëzuar sa më mirë, është dhe projekti gjeostrategjik i Korridorit 8-të, për të cilin shpreha mirënjohje për lobimin domethënës të Bullgarisë në përfshirjen e tij në rrjetin e transportit Trans-Evropian”.

Presidenti e përgëzoi Bullgarinë për mbështetjen e integrimit evropian të Shqipërisë, të cilin e vlerësoi si “projektin më madhor strategjik”, ndërsa shprehu besimin se e njëjta qasje do të jetë edhe gjatë negociatave të anëtarësimit në Union./O.S

Të fundit

Mero Baze: A duhet ta lavdëroj Këlliçin që po mbron Veliajn?

MERO BAZE - Belind Këlliçi pretendon se Erion Veliaj është arrestuar për arsye politike, pas protestave të tij para...

“11 maji nuk ishte farsë, por humbje me 300 mijë vota”

"Nuk ka farsë, por humbje me 300 mijë vota për PD’, kështu është shprehur ish- deputeti i PD Fatbardh Kadilli teksa komentoi zgjedhjet e...

Ambasadorët në Kosovë: Klasa politike po zhgënjen popullin

Ambasadorët e akredituar në Kosovë u rikthyen në Kuvend me shpresën se do të bëheshin dëshmitarë të konstituimit të Parlamentit. Por shpresa shpejt u kthye...

Alimehmeti: Ka ardhur koha për rotacion në PD

Doktori i ri nuk e ka problem moszbatimin e statutit nga ai i vjetri. Ilir Alimehmeti është i mendimit se diskutimi për largimin apo jo...

SPAK, kontrolle të befasishme për kapjen e dy personave

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka urdhëruar Policinë e Shtetit për të ndërmarrë një operacion blic për arrestimin e...

Lajme të tjera

Web TV