Akuza për zgjedhjet, mediat në Serbi: Janë kërcënuar qytetarë dhe po fotografohet vota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga hapja e qendrave të votimeve deri në orën 09:00, vëzhguesit e Kreni-Promenit kanë vërejtur parregullsi serioze në votimet e qytetarëve në Beograd, Krajevë, Loznicë dhe Novi Sad.

“Në Beogradin e Ri ka pasur presion mbi votuesit dhe “trenin bullgar”, të cilët paraqesin një formë më të rëndë të parregullsive zgjedhore. Një grup burrash u pa duke zbritur nga një xhip dhe duke iu afruar votuesve me letra. Pas raportimit të ngjarjes, menjëherë kemi njoftuar organet kompetente”, është bërë e ditur nga Kreni-promeni.

Lëvizja ka publikuar edhe një video nga Beogradi i Ri nga rruga Mileva Marić Einštajn në rrjetet sociale. Krahas kësaj, Kreni-promeni thekson se janë evidentuar edhe një sërë parregullsish të tjera zgjedhore dhe se në shumë raste anëtarët e komisioneve zgjedhore nuk ndjekin procedura të rëndësishme për ushrtuar votën.

Parregullsitë e vërejtura nga vëzhguesit tanë janë shkelje të rënda të procesit zgjedhor, në shumë qendra votimi filloi dita e votimit pa futur fletën e kontrollit në kutinë e votimit në qendrën e votimit në Stari Grad, shumë kuti nuk ishin fare të vulosura (Stari Grad, Banjica, Kraljevë) dhe votuesit në vendvotime, kanë bërë fotografi të fletëve të votimit, që është shkelje e fshehtësisë së votës”, njoftuan nga Kreni-promeni dhe shtuan se vëzhguesit e tyre i kanë regjistruar këto të dhëna sipas rregullave ligjore.

Kreni-promeni tha gjithashtu se gjatë ditës së zgjedhjeve do të vazhdojnë të informojnë opinionin për parregullsitë që vërejnë vëzhguesit e tyre. Krahas 233 vëzhguesve të akredituar, Kreni-pereni organizoi trajnimin dhe regjistrimin e 1000 kontrollorëve të opozitës.

Komisioni i Qytetit të Zgjedhjeve në Beograd ka deklaruar se janë krejtësisht të pasakta pretendimet për parregullsi në qendrat e votimit, ku thuhet se votimi ka filluar pa vulosur kutitë e votimit dhe se fleta e kontrollit nuk është futur më parë.

Lexo edhe :  Protestat zgjerohen, Vuçiqi kërcënon

Të gjitha kutitë e votimit janë vulosur para fillimit të votimit dhe në to është vendosur një fletë kontrolluese e mbushur siç duhet, raporton GIK.

Gjithashtu, GIK nuk ka marrë informacion nga asnjë komision votimi nga territori i Beogradit të Ri për parregullsi në vetë vendvotimet, si dhe rreth vendvotimeve, thuhet në komunikatë.

Ju kujtojmë, lista Serbia kundër dhunës njoftoi se përfaqësuesja e tyre në komisionin zgjedhor lokal në Ruski Krstur, në komunën e Kulës, u sulmua pasi kishte vërejtur persona të paakredituar.

/O.S

 

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV