Ngjarja në burgun e Peqinit/Sokol Mjacaj refuzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sokol Mjacaj ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit, pavarësisht se këta të fundit i kanë ofruar statusin e bashkëpunëtorit, me qëllim zbardhjen e plotë të vrasjes së Arben Lleshit pasditen e së premtes në burgun e Peqinit.

Nisur nga kjo, Prokuroria e Elbasanit ka shtuar akoma më shumë dyshimet se Mjaçaj mund të jetë porositur për kryerjen e vrasjes, ndonëse kjo pistë është mohuar kategorikisht prej tij.

Mbi bazën e këtyre dyshimeve policia ka ushtruar kontroll në banesën e të vëllait të tij me qëllim sekuestrimin e ndonjë materiali të vlefshëm për hetimin, por pa sukses.

Nga ana tjetër verifikime po kryhen për armën tip pistoletë me mulli me të cilën i dënuari përjetë kreu krimin e rëndë.

Deri tani nga hetimet e kryera dyshimet janë se arma e zjarrit me të cilën u vra Arben Lleshi dhe u plagos Indrit Shaqja mund të ketë hyrë pak ditë para ngjarjes së rëndë.

Megjithatë për të vërtetuar këtë dyshim hetuesit vijojnë me verifikimin e kamerave në ambientet e brendshme të burgut.

Sakaq, Tv Klan mëson se pjesë e hetimeve për këtë rast është dhe gjetja e një telefoni në qelinë e të dënuarit përjetë, Sokol Mjacaj në Qershor të këtij viti.

E dhënë kjo që po verifikohet nëse ka lidhje apo jo me ngjarjen e rëndë, për të cilën në pranga kanë përfunduar 13 zyrtarë të burgut të Peqinit mes të cilëve dhe drejtori i komanduar, Kamber Hoxha./kb

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV