“The Times” zbulon për herë të parë projektin e kampit italian në Shëngjin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Tom Kington i gazetës së mirënjohur britanike “The Times” ka udhëtuar drejt Shqipërisë duke zbuluar për herë të parë projektin e kampit italian të pritjes së refugjatëve në Shëngjin. Në shkrimin e titulluar  ‘Italia i tregon Europës si të veprojë me krizën e emigrantëve” hidhet dritë mbi planin Meloni-Rama.

Kjo që shihni në ekran është qendra e pritjes dhe përpunimit të të dhënave të azilkërkuesve që është planifikuar të ngrihet në portin shqiptar të Shëngjinit. Aty shihen 4 godina për akomodimin e azilkërkuesve të shpëtuar në det nga marina italiane kryesisht nga Afrika e Veriut.

Në këtë qendër ku do të zbarkojnë nga anijet azilkërkuesit që shpresonin të mbërrinin në brigjet italiane  dhe aty do të kenë disa dhoma për intervistimin e tyre nga oficerët italianë të emigracionit.

Pjesë e planimetrisë së publikuar nga prestigjozja britanike “The Times”, përfshin edhe një dhomë të posaçme për punonjës të agjencisë s BE-së për emigrantët ‘Frontex’ gjë e cila sipas gazetarit britanik mund të nënkuptojë faktin se në këtë projekt është përfshirë edhe BE-ja.

Zona është e gjitha e rrethuar nga një perimetër sigurie.

Zyrtarët britanikë i kanë konfirmuar gazetës britanike “The Times” se po e shikojnë me shumë interes marrëveshjen Itali-Shqipëri. Mundësinë që azilkërkuesit nga Britania e Madhe të shpërngulen drejt Shqipërisë sipas modelit italian e ka përjashtuar ministri i Brendshëm Taulant Balla që i ka thënë kësaj gazete se kjo marrëveshje do të jetë rast i posaçëm që do të implementohet vetëm për Italinë.

Pavarësisht kësaj gazeta paralelizon rastin e Ruandës me atë të Shqipërisë dhe faktin se në të dyja rastet qeveritë janë përballur me proceset ligjore bllokuese si nga Gjykata Supreme angleze si dhe nga Gjykata Kushtetuese në vendin tonë. Ministri Balla ka pohuar për gazetën “The Times” se ai është 100% i sigurt se Gjykata Kushtetuese do ta aprovojë marrëveshjen Meloni – Rama për strehimin në Shqipëri të azilkërkuesve nga Afrika e Veriut.

Lexo edhe :  Dita ndërkombëtare e Romëve, zhvillohen aktivitete ndërgjegjësuese

Edhe banorët e Shëngjinit janë në pritje të verdiktit final që do të japë Gjykata Kushtetuese./O.S

Të fundit

“Tom Doshi bllokon Këshillin e Shkodrës, PSD bashkohet me PD pas shkarkimeve

Këshilltarët e PSD-së së Tom Doshit braktisën një ditë më parë mbledhjen e këshillit bashkiak. Aksionit të tyre politik...

Aksident tragjik/ Përmbyset autobusi, humbin jetën 11 persona, mes tyre dhe dy fëmijë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Brazil, ku një autobus pasagjerësh është përmbysur dhe si pasojë kanë humbur jetën 11 persona. Afro50 pasagjerë ishin...

Takimi i Olsi Bylykut dhe Eglit, Olti Curri: Mungon vetëm Eni Çobani!

Egli ka marrë një surprizë të papritur nga ish-partneri Olsi Bylyku në prime-n e “Big Brother VIP”, pas rrëfimit të linjës së jetës. Të shumta...

Vaksina e fruthit/ Mjekja ngre alarmin: Sëmundje ngjitëse e cila të çon deri në vdekje

Vaksina është e vetmja mburojë e sigurt dhe efektive për të parandaluar përhapjen e fruthit dhe për të mbrojtur jo vetëm fëmijët tanë, por...

Sa vota nevojiten për një deputet në zgjedhjet e 11 majit

Teorikisht, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfaqësojnë trupën politike, e cila, në zgjedhjet e 11 majit përbëhet nga 3.7 milionë votues. Kjo është...

Lajme të tjera

Web TV