Berisha/ PS dhe Alibeaj japin dritën jeshile për autorizimin e SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria i është bashkuar vendeve të tjera europiane si Franca, Portugalia Ukraina, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut, duke pranuar kërkesën e drejtësinë për të arrestuar, një ish-kryeministër, nën dyshimin për korrupsion.

Pas katër orë diskutime, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me pesë votat e anëtarëve socialist dhe atë, të të vetmit anëtar demokrat Enkelejd Alibeaj, i dha dritën jeshile kërkesës për autorizim të SPAK, në arrestin me burg/në arrestin e shtëpisë të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Këshilli fillimisht rrëzoi kërkesën e avokatëve të Zotit Berisha se shqyrtimi kërkesës së SPAK, duhet të pezullohej për aq kohë sa është dërguar në Kushtetuese, kërkesa për të vlerësuar ligjshmërinë e veprimeve të SPAK, në kërkesën për detyrim paraqitje. Kjo kërkesë u rrëzua për t’ia lënë vendin një debati të fortë mes prokurorit të SPAK Arben Kraja dhe avokatëve të Sali Berishës.

“Personi nën hetim, Sali Berisha nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore në mënyrë të vazhdueshme. Rasti i katërt sot i mosparaqitjes, pra refuzimi në mënyrë të hapur”, tha Arben Kraja.

Anëtarët socialist e argumentuan votën pro të tyre me standardin e vendosur tashmë prej tyre kur drejtësia troket në derën e Kuvendit.

Do të votojmë çdo kërkesë për heqje imuniteti, pra për autorizim të Kuvendit për çdo deputet, qoftë të krahut të majtë qoftë pa krahë”, tha Bledi Çuçi.

Enkelejd Alibeaj i mëshoi qëndrim për zhveshje totale nga çdo mbrojtje e ligjvënësve përballë drejtësisë.

“Deputetët e parlamentit që në momentin që bëjnë betimin e tyre, në mënyrë të vullnetshme, në mënyrë solemne të gjithë të lënë imunitetin, dhe të mos përfitojnë nga ai gjatë gjithë kohës që janë në detyrë. 0 imunitet për askënd”, tha Enkelejd Alibeaj.

Lexo edhe :  "A të thashë se Shabani është njeri i Veliajt?" Profesori i kujton lutjen Lapajt

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin raportin me dhënien e autorizimit të SPAK për arrest me burg apo arrest shtëpie për deputetin Sali Berisha, do ta çoj për votim Kuvendit dhe pritet  të diskutohet e votohet në seancën plenare të së enjtes./O.S

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të...

Lajme të tjera

Web TV