“Nuk bëjmë kompromis me asnjë”/ Rama i palëkundur në qëndrimin për çështjen “Beleri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazeta greke Protothema i ka kushtuar një artikull deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama sot gjatë takimit që zhvilloi me anëtarët e grupit të posaçëm të negociatorëve për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Sipas tyre Rama u shfaq “i palëkundur” në qëndrimin e tij për çështjen “Beleri”, duke thënë se “Shqipëria është bllokuar padrejtësisht, por puna për integrimin do të vazhdojë”.

“Jam i bindur se së bashku me fqinjët tanë do të arrijmë të vendosim arsyet kryesore për këtë çështje. Në asnjë mënyrë nuk dyshojmë për rëndësinë që ka për fqinjët tanë dhe për të cilën sigurisht jemi në dispozicion për çdo gjë që nuk ndikon në procesin e konsolidimit të sistemit tonë të ri të drejtësisë. Këtu nuk ka asnjë kompromis të mundshëm, jo sepse nuk e duam, por sepse drejtësia që duam është më kokëfortë se ne”, citohet Rama sipas Protothema-s.

“Nuk duhet të shqetësoheni dhe besoj se nuk do të humbim kohë, pasi do të gjejmë “gjuhën”, duke e bërë të qartë gjithmonë, si në çdo çështje drejtësie, se nuk bëjmë asnjë kompromis me askënd dhe për asnjë arsye. Kjo është shumë e qartë për ne. Por nga ana tjetër, mendoj se është gjithashtu e qartë për të gjithë BE-në”, u shpreh Rama më tej./E.T

Të fundit

Dështon Bayern, talenti Florian Wirtz zgjedh klubin e madh anglez

Florian Wirtz ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Mesfushori me tipare sulmuese i Bayer Leverkusen, një nga...

SPAK sekuestron 100 telefona në një muaj, bastisen zyrat e bashkisë

Përgjatë muajit maj oficerët e bkh-së dhe spak kanë sekuestruar afro 100 telefona celularë. Përfshi ato të zyrtarëve të lartë, krimit të organizuar dhe...

Barcelona dhe Real Madrid vihen në garë për portierin e së ardhmes

Një garë Real Madrid - Barcelona ka nisur në merkato. Bëhet fjalë për një portier premtues. Drejtori sportiv i katalanasve, Deco, po ndjek 23-vjeçarin Lucas...

Blerje shtëpie apo depozitë? Banka e Shqipërisë tregon bilancin e shqiptarëve

Të pasurit një pronë dhe trashëgimia e saj tek brezat pasardhës i ka orientuar shqiptarët t’i investojnë më shumë të ardhurat në pasuritë e...

Sofia Vergara: Nuk dal me dikë që ka më pak para se unë

Sofia Vergara ka rihapur një debat të vjetër rreth parave dhe marrëdhënieve me disa deklarata që nuk kanë kaluar pa u vënë re. Aktorja...

Lajme të tjera

Web TV