Shefi i OKB-së për refugjatët: Ne ende nuk kemi parë se çfarë ka nën rrënoja në Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa numri i viktimave në Gaza po afrohet gjithnjë e më shumë në shifrën 20,000, shefi i OKB-së për refugjatët paralajmëron se vlerësimet aktuale po bien shumë më poshtë se numri aktual i viktimave.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi, thotë se më shumë se 18,700 njerëz janë vrarë në enklavë që nga fillimi i luftës, raporton BBC.

“Ne ende nuk kemi parë se çfarë ka nën rrënoja”, thotë Martin Griffiths, nënsekretari i Përgjithshëm për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente në një intervistë me Financial Times.

Ai jep shembullin e tërmeteve në Turqi në fillim të këtij viti, kur numri i të vdekurve “aty afër u dyfishua” pas një operacioni rraskapitës kërkimi dhe shpëtimi për të gjetur trupat e bllokuar nën ndërtesat e shembura.

Me bombardimet vdekjeprurëse izraelite që vazhdojnë si në veri ashtu edhe në jug të Gazës, Griffiths beson se konflikti nuk ka arritur ende në gjysmë të rrugës, duke shtuar: Kemi javë dhe javë për të përfunduar këtë luftë të egër./O.S

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV