10 ushqimet që i keni të nevojshme për të luftuar ndjesinë e lodhjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 1 në 5 shqiptarë ndihen të lodhur gjatë ditës. Lodhja mund të jetë fizike ose mendore.

Lodhja nuk ka të bëjë me përgjumjen apo plogështinë, ndonëse këto të fundit konsiderohen si simptoma të një ndjesie lodhjeje.

Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se lodhja shkaktohet nga faktorë të stilit të jetesës, probleme psikologjike ose mjekësore.

Faktorët e stilit të jetesës që kontribuojnë në këtë problem përfshijnë: përdorimin e tepruar të alkolit, kafeinës, aktivitetin e rënduar fizik, mungesën e tij, problemet me gjumin dhe zakonet e pashëndetshme të të ngrënit.

Më poshtë, do të gjeni 10 ushqimet e nevojshme kundër lodhjes.

1. Bananet

Bananet përmbajnë shumë kalium, të cilin organizmi e përdor për të transformuar sheqerin në energji.

Bananet janë të pasura me vitaminat B, C, acidet yndyrore Omega-3, Omega-6, fibër, dhe karbohidrate që ndihmojnë kundër lodhjes, dehidratimit dhe simptomave të tjera.

2. Çaji jeshil

Një filxhan me çaj jeshil lufton lodhjen dhe stresin që e shkakton. Ky çaj përmbajn polifenolë që ulin stresin, përmirësojnë energjinë dhe përqendrimin.

3. Farat e kungullit

Farat e kungullit janë ideale kundër lodhjes.

Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se ato përmbajnë proteinë cilësore, acidet yndyrore Omega-3, dhe vitaminat  B1, B2, B5 apo B6, si dhe minerale siç janë: mangani, magnezi, fosfori, hekuri dhe bakri.

Të gjithë këto ushqyes bashkëpunojnë në forcimin e sistemit imunitar, energjisë dhe në largimin e lodhjes dhe simptomave të saj.

4. Tërshëra

Tërshëra është perfekte kundër lodhjes sepse përmban karbohidrate cilësore që furnizojnë trurin dhe muskujt me energji gjatë gjithë ditës.

5. Kosi

Proteina, karbohidratet dhe probiotikët që gjenden tek kosi largojnë simptomat e lodhjes.

Trupi e përpunon kosin më shpejt se ushqimet e tjera ndaj ai është një burim ideal i energjisë së shpejtë sa herë që ju nevojitet.

Lexo edhe :  E vërteta për mishin: A duhet ta heqim nga dieta jonë?

6. Arrat

Arrat janë të pasura me acidet yndyrore Omega-3 të cilat kundërveprojnë dhe largojnë simptomat shoqëruese të lodhjes dhe fazës së parë të depresionit.

7. Fasulet

Fasulet përshkruhen si një mrekulli, falë vlerave të shumta shëndetësore, përfshirë aftësinë për të pakësuar lodhjen.

Ato përmbajnë shumë fibër, karbohidrate, proteinë dhe një larmi mineralesh siç janë kaliumi, magnezi, fosfori, bakri dhe hekuri.

8. Specat e kuq

Specat e kuq janë një ndër burimet më të mira të vitaminës C.

Ky antioksidant forcon sistemin imunitar dhe largon hormonin e stresit, kortizolin që është një kontribues i fortë i lodhjes.

9. Spinaqi

Spinaqi është një tjetër ushqim i domosdoshëm kundër lodhjes dhe mund ta gjeni lehtësisht kudo.

Spinaqi është një ndër ushqimet me nivelet më të larta të hekurit, që ndihmon gjakun të ushqejë qelizat me oksigjen.

Si rrjedhojë, trupi është më energjik dhe i pandikuar nga lodhja dhe simptomat e saj./O.S

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV