Turqi/ Planet e Presidentit Erdogan për të marrë një rol udhëheqës në rajon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rizgjedhja e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në vitin 2023 i ka dhënë atij mundësinë për të vazhduar planet për ta bërë Turqinë udhëheqëse në rajon dhe në botën islame, si dhe angazhimin për t’u afruar me armiqtë e tij historikë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Stamboll, Dorian Jones, kritikët e akuzojnë Presidentin Erdogan për përdorim të mandatit të tij për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve politikë brenda vendit.

Rizgjedhja e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në vitin 2023 i ka dhënë atij mundësinë për të vazhduar planet për ta bërë Turqinë udhëheqëse në rajon dhe në botën islame, si dhe angazhimin për t’u afruar me armiqtë e tij historikë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Stamboll, Dorian Jones, kritikët e akuzojnë Presidentin Erdogan për përdorim të mandatit të tij për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve politikë brenda vendit.

Fitorja e Rexhep Tajip Erdoganit në zgjedhjet presidenciale të muajit maj i dha udhëheqësit turk mundësinë për një fillim të ri në marrëdhëniet me udhëheqësit e vendeve të Lindjes së Mesme, duke hequr dorë nga politika e rivalitetit në përpjekje për të rimarrë rolin udhëheqës në rajon, thonë disa analistë.

“Turqia ka bërë përpjekje për të ndryshuar politikën e saj të jashtme dhe atë rajonale. Presidenti Erdogan dhe ministria e jashtme turke kanë krijuar kushtet për bisedime me Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Izraelin dhe Egjiptin”, thotë Mustafa Aydin nga Këshilli i Turqisë për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Shpërthimi i luftës mes Hamasit dhe Izraelit tregoi mbështetjen e fortë të Presidentit Erdogan për Hamasin, një veprim që gjerësisht shihet si një përpjekje për të kënaqur bazën e mbështetësve të tij fetarë dhe për të tërhequr mbështetjen e vendeve arabe. Ky është një distancim nga përpjekjet e mëparshme për një riafrim me Izraelin. Por, shpresat e zotit Erdogan për të marrë një rol udhëheqës në rajon morën një goditje nga roli udhëheqës i Katarit dhe Egjiptit si ndërmjetësues në konfliktin Izrael-Hamas.

Lexo edhe :  Telefonata nga Tirana futi në sherr Melonin me Macron, cili ishte ky mister?

“Kriza në Rripin e Gazës shfaqi dobësitë diplomatike të Turqisë. Në diplomaci, sa më pak të jeni në qendër të vëmendjes, aq më pak njerëz dhe vende kanë interes për ju”, thotë Ilhan Uzgel, analist i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Edhe Uashingtoni kryesisht e ka anashkaluar Ankaranë në përpjekjet për ndërmjetësim në këtë konflikt, duke u përqendruar më shumë në vendet e Gjirit. Marrëdhëniet me vendet aleate të NATO-s janë të tensionuara për shkak të zvarritjes nga Turqia të miratimit të kërkesës së Suedisë për anëtarësim në aleancën ushtarake.

Por, Presidenti Erdogan ka qenë i suksesshëm në përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve me rivalin historik të Turqisë, Greqinë. Në dhjetor, udhëheqësit e dy vendeve zhvilluan një takim, në të cilin u zotuan për një përmirësim të marrëdhënieve mes tyre. Analistët thonë se kjo do të ndihmojë marrëdhëniet Turqi-BE. Por, shqetësimet e Bashkimit Evropian mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Turqi ka të ngjarë të vazhdojnë pasi kritikët po akuzojnë zotin Erdogan për përdorim të mandatit të ri për të shtypur kundërshtarët dhe organizatat e shoqërisë civile, që Presidenti turk i ka akuzuar për kërcënim ndaj pushtetit të tij.

“Ka patur një kufizim të madh të shoqërisë civile dhe nuk ka më hapësirë për kufizim të mëtejshëm të saj. Pra, ne jemi kufizuar në një fushë të vogël veprimi në aspektin e veprimtarisë aktiviste dhe organizatave të shoqërisë civile”, thotë Sinan Gokcen nga organizata Mbrojtësit e të Drejtave Civile.

Zoti Erdogan ka vënë tani në shënjestër gjykatën kushtetuese të Turqisë, duke akuzuar atë për minim të mandatit të tij elektoral, një veprim që kërcënon të thellojë armiqësitë e Ankarasë me aleatët e saj perëndimorë. Por, duke marrë parasysh rëndësinë strategjike të Turqisë në një rajon të trazuar, analistët thonë se palët do të punojnë se bashku pasi zoti Erdogan do të jetë në pushtet, të paktën, edhe për disa vite të tjera./O.S

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV