Goditet rrjeti kriminal i drogës Shqipëri -Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

19 urdhra ndalimi janë ekzekutuar nga drejtoria hetimore e Antimafias Italiane, çka ka sjellë goditjen e një grupi kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali.

Masat e sigurisë së lëshuara nga Prokuroria e Përgjithshme e Barit vijnë si vazhdim i operacionit “Kulmi” të zhvilluar në vitin 2017, kohë kur ky grup mori goditjen e parë nga autoritetet.

Gjatë fazave të zhvillimit operacioni në Itali e Shqipëri u vunë në pranga dhe 27 bashkëpunëtorë të tjerë, si dhe u sekuestruan mbi 3.3 tonë drogë e llojit kokainë, heroinë dhe marijuanë.

Grupi kriminal i trafikantëve sipas të dhënave që japin autoritetet italiane, kishte veprimtari në zonën e Barit, por jo vetëm. Nga hetimet e kryera mes dy vendeve rezultoi se ky grup kishte aktivitet përtej territorit shqiptar, në Pulia dhe Bazilikatë./O.S

Të fundit

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Rikthimi i emigrantëve përballë ikjes/ Pse po mungon frenimi i largimit të “trurit”?

Qeveria shqiptare vijon të hartojë politika dhe programe për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Prioritet është shpallur rikthimi i diasporës në jetën sociale dhe ekonomike...

Lajme të tjera

Web TV