Sipas studiuesve, ky brez ka shëndetin mendor më të keq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Sidnein e largët, një grup studiuesish dhe psikologësh vendosën të gjenin prova dhe të dhëna, të cilat do t’u jepnin një rezultat të vlefshëm dhe një përgjigje për pyetjen: “cili brez ka shëndetin mendor më të keq të të gjitha kohërave?”. Përfundimi është i thjeshtë dhe do ta analizojmë më poshtë.

Sipas Akademisë Kombëtare të Shkencave, “njerëzit e lindur në vitet 1990 kanë shëndetin mendor më të keq të çdo brezi”.

Gjëja më e keqe është se rezultatet tregojnë se shëndeti mendor ndikohet negativisht si tek brezat e rinj ashtu edhe tek të moshuarit. “Pjesa më e madhe e vëmendjes deri më sot është përqendruar në rënien e shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës shkollore, ku ne presim që shëndeti i tyre mendor të përmirësohet përfundimisht ndërsa hyjnë në moshën madhore. Por ky studim tregon se ky model po ndryshon dhe se nuk duhet të shqetësohemi vetëm për fëmijët”, tha autori kryesor i studimit në një deklaratë.

“Të dhënat tona tregojnë jo vetëm një rënie të vazhdueshme të shëndetit mendor të të rinjve të sotëm, por gjeneratat e vjetra që tani shkojnë në të 40-at dhe 50-at duket se janë të prekur gjithashtu. Ne nuk po shohim rimëkëmbjen nga mosha e re, siç e panë gjeneratat e mëparshme teksa plaken”, shtoi Richard Morris./E.Ç

Të fundit

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës...

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë një...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një dreke në korrik 2023, është...

Lajme të tjera

Web TV