Procedura që SPAK do të ndjekë për Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Do kërkojë masën e arrestit, vendos gjyqtarja Irena Gjoka

Prokuroria e Posaçme mori në dorëzim vendimin e Kuvendit që u mor në seancë plenare për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Vendimi i protokolluar tashmë në dorën e SPAK, pritet të merret në dorëzim nga dy prokurorët Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja, të cilët po hetojnë çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Pasi të njihen me relacionin, ata i drejtohen Gjykatës Posaçme për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, nga detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte në masën “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi”. Nga ana ligjore, SPAK nuk ka një afat të caktuar kohor për të dorëzuar këtë kërkesë në GJKKO.

Pas dorëzimit të kërkesës Gjykata e Posaçme ka 48 orë kohë për tu shprehur sa i takon ndryshimit të masës së sigurisë për Berishën. Ky vendim nga gjykata merret në dhomë këshillimi, por ekziston mundësia të bëhet edhe me debat, ku ftohen palët për të diskutuar.

Me vendimin e Gjykatës së Posaçme njihet më pas SPAK, dhe nëpërmjet Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Policisë së Shtetit, ekzekutohet masa e caktuar nga togat e zeza. Në rast të masës së sigurisë arrest shtëpie, Berisha brenda 5 ditësh duhet të paraqitet në seancë gjyqësore për t’ia komunikuar edhe nga trupa gjykuese.

Mirëpo ky vendim i arrestit mund të shmanget në rast të një tërheqjeje nga Sali Berisha. Avokatët e tij mund t’i drejtohen SPAK me anë të një shkrese ku pranojnë të respektojnë vendimin detyrim paraqitje, që u refuzua disa herë./O.S

Të fundit

Nisin hetimet ndaj Jack Smith, prokurori që hetoi Trump

Zyrtarë federalë në SHBA thanë se kishin nisur një hetim ndaj ish prokurorit të posaçëm Jack Smith, i cili...

Shpërthen vullkani rus për herë të parë pas më shumë se 500 vjetësh

Një vullkan në lindje të largët të Rusisë ka shpërthyer për herë të parë në më shumë se 500 vjet, gjë që ekspertët thonë...

Manifaktura apel qeverisë: Ta kthejmë Shqipërinë në qendër prodhimi për ushtritë e NATO-s

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të NATO-s dhe interesi i lartë për veshje ushtarake kohët e fundit, po shihet si një...

“Ecim”, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget dhe objektet që kanë zaptuar në mënyrë të paligjshme trotuaret dhe ambientet e përbashkëta po...

Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

Një raport historik mbi parandalimin dhe kontrollin global të kancerit të mëlçisë, i udhëhequr nga ekspertë kinezë dhe i botuar së fundmi në revistën...

Lajme të tjera

Web TV