Shtohen Turistët, por shumë pak raportohen/ Ku po akomodohen këta njerëz?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe tetori i këtij viti ishte i mirë persa u përket turizmit e më konkretisht qëndrimeve në hotele.

Referuar Institutit të Statistikave për ecurinë e strukturave akomoduese, për tetorin 2023 vihet re një rritje dyshifrore si për qëndrimet e rezidentëve edhe për jorezidentët.

Numri i vizitorëve gjithsej u rrit me 41,4%, në krahasim me tetorin 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 44,0%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 39,3%”, thuhet në publikim.

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 68,8%, në krahasim me tetor 2022 ku rezulton specifikisht se numri i netë qëndrimeve nga rezidentë është rritur me 78,9% kurse numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 62,1%.

“Një shqetësim që ne e kemi ngritur vazhdimisht është që ka një dhomëzënie të ulët shumë diku tek 15-20%, pra norma akomoduese e hoteleve. Kjo tregon se ka një shkallë shumë të lartë informaliteti, sepse nëse ne raportojmë që ccdo muaj ka rritje të numrit të turistëve, atëherë ku akomodohen këta turistë?
Nuk është e panjohur kjo problematikë edhe për instancat përgjegjëse shtetërore. Diskutimi është që me amendimin që do t’i bëhet ligjit të turizmit duhet të futen në njësitë akomoduese edhe apartamentet dhe shtëpitë private. Shumica e tyre jepen me qira nëpërmjet platformave si Airbnb, dhe Booking, sepse pa llogaritur edhe ato, hotelet kanë vështirësi të mëdha për të operuar. Nuk duhet parë vetëm suksesi i shifrave, por edhe kush i menaxhon dhe kush i prodhon këto shifra, pra pjesa jonë, operatorët turistikë.
Tregu i Hoteleri-turizmit ka aktualisht nevojë për të paktën 20-30 mijë punonjës të përhershëm që t’i ketë si bazë, për të garantuar vijueshmëri. Në 2019-tën ne kishim 6 milionë turistë, këtë vit 10 milionë gati dyfishim. Kjo do të thotë që duhet dyfishuar edhe numri i njerëzve që i mirëpresin“, thotë kryetari i Shoqatës së Turoperatorëve dhe Agjencisë Turistike, Klinton Gërxhani./O.S

Të fundit

Plas fikësja e zjarrit në një market në Tiranë, lëndohet punonjësi 30-vjeçar

Një fikëse zjarri ka plasur në ambientet e një marketi në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dibrës, teksa...

Berisha: Karteli i Sinaloas ka marrë leje ndërtimi në Palasë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se u ka dhënë grupeve kriminale leje ndërtimi në këmbim të votave për zgjedhjet...

Po dëshmoj urinë e qëllimshme të fëmijëve të Gazës – pse po e lejon bota këtë?

Një armëpushim i përhershëm, hyrja e lirë dhe e sigurt e ndihmave dhe heqja e bllokadës janë të domosdoshme – të gjitha mund të...

Bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein takohet me Departamentin e Drejtësisë.

Ghislaine Maxwell, ish-socialitja britanike dhe bashkëpunëtorja e dënuar e Jeffrey Epstein, do të takohet sot me zyrtarë të Departamentit amerikan të Drejtësisë në burgun...

Rama prezanton Kryeinspektoratin Digjital të Territorit

Kryeministri Edi Rama publikoi në profilin e tij në Facebook një video nga puna e atij që e quajti Kryeinspektorati Digjital i Territorit. “Videoja është...

Lajme të tjera

Web TV