Emigrimi prek edhe mjekët veterinarë/ Krijohen boshllëqe në ofrimin e shërbimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ervin Resuli: Çdo vit ikin gjysma e atyre që diplomohen për mjekësi veterinare

Emigrimi ka prekur edhe mjekët veterinar. Sipas presidentit të urdhrit të mjekëve veterinar Ervin Resuli, emigrimi ka krijuar boshllëqe në ofrimin e shërbimeve.

“Mesatarisht fakultetit i Mjekësisë Veterinare diplomon rreth 60 mjek veteriner nga të cilat gati gjysma e tyre emigrojnë drejt vendeve të Bashkimi Europian. Rreth 30 veterinerë të rinj çdo vit largohen në një nga vendet e Bashkimi Europian për tu punësuar. Në fakt niveli i pagave në shërbimin veterinar, atë shtetëror por edhe të ardhurat  në sektorin privat nuk janë të mjaftueshme për të përballuar. Mos të harrojmë që mjeku veterinary nuk punon vetëm për të përballuar nevojat familjare, por do të duhet të paguajë edhe kualifikimet e tij të ndryshme pasi most ë harrojmë që mjekësia është një shkencë e cila dita ditës ka medikamente të reja, metoda të reja të implementimit e kshu me rradhë.”

Sipas Resulit zonat rurale po vuajnë më shumë mungesën e veterinerëve, pasi ata zgjedhin të punojnë në klinika private në qytet.

“Qasja ndaj trendit të ri që janë kafshët e shoqërimit në zonat urbane, pra veterinerët e gjejnë veten duke punuar në klinika veterinare edhe jo në ferma blegtorale. Veterinerët e zonave rurale apo siç quhen ndryshe veterinerët e kafshëve bujqësore të jenë më të pakët në numër dhe shërbimi në zonat rurale sidomos në zonat më të thella të jetë pothuajse u munguar në disa raste dhe kjo ka bërë që të jetë një lloj alarmi për në për të marrë masa dhe si mund t’i stimulojmë ne veterinerët e rinj që të kthehen në zonat rurale.”

Në total në Shqipëri janë rreth 1220 mjek veteriner, për të mbuluar nevojat në vendin tonë duhen minimalisht 2 mijë veteriner./O.S

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV