Video rrënqethëse/ Mjeku godet me grushte pacienten e moshuar gjatë operacionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sado e pabesueshme që të tingëllojë, një mjeku kinez iu sos durimi duke goditur pacienten me grushte teksa ajo po lëvizte gjatë operacionit.

Incidenti tronditës raportohet të ketë ndodhur në vitin 2019, sipas Daily Mail, por u bë virale në mediat sociale kineze këtë javë. Mjeku kinez i paraqitur në video e goditi me grusht pacienten e tij 82-vjeçare tre herë në fytyrë gjatë operacionit të saj në sy.

Ekipi i spitalit është deklaruar se sjellja e mjekut ka ardhur pasi pacientja nuk ndalonte së lëvizuri gjatë operacionit.

Ngjarja e pabesueshme ndodhi në spitalin në Guigang, një qytet në Kinën jugperëndimore, 482 kilometra në perëndim të Hong Kongut.

Gruas 82-vjeçare iu dha anestezi lokale, gjatë së cilës ajo zhvilloi një reaksion alergjik, duke bërë që ajo të tundte kokën disa herë, raporton BBC . E moshuara pësoi mavijosje në ballë nga goditjet, thanë autoritetet.

Drejtoria e spitalit të qytetit kërkoi falje për incidentin dhe i pagoi 63 euro dëmshpërblim pacientes, sipas djalit të saj. Dje, autoritetet spitalore deklaruan se kanë shkarkuar drejtorin ekzekutiv dhe kanë pezulluar kirurgun./O.S

Të fundit

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e...

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të ndëshkojë ata që djegin ose...

Protesta në Tel Aviv, rezervistë që refuzojnë shërbimin

Ofer Cassif* Ndërsa Izraeli e shtyn përpara ofensivën e zgjeruar ushtarake në Gaza, me pasoja shkatërruese, më afër shtëpisë zëri i kundërshtimit po rritet. Të...

Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Adriatik Lapajt dhe la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që mandati i...

Lajme të tjera

Web TV