VIDEO/ ‘Shfrenohet’ elita e Putin, festa të ‘çmendura’ me vajza nudo teksa lufta vazhdon!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në rrjetet sociale janë duke u bërë virale disa pamje të shkëputura nga festa të pazakonta ku pjesëmarrës janë persona të elitës ruse të politikës. Veshje e sjellje të çuditshme dhe aspak të hijshme janë parë në këto skena, mes të cilëve dhe ajo që njihet si e pagëzuara e presidentit rus, Vladimir Putin.

Festa e shfrenuar ku ekspozohet luksi i ‘stafit’ të Putin, ka revoltuar gjithë popullatën ruse jo dhe vetëm të cilët e shohin si një ofendim ndaj atyre që luftojnë ose kanë humbur jetën në frontin e luftës mizore në Ukrainë. Mes të ftuarve mediat veçonin prezantuesen Ksenia Sobchak, 40 vjeçe, dikur kandidate presidenciale në 2018, e cila mbante një kostum transparent ‘Sorelle’ në ngjyrë lëkure.

Ajo njihet si e pagëzuara e Putin teksa presidenti ka qenë prezent si mik i babait të saj të ndjerë, analistit politik Anatoly Sobchak, raporton Daily Mail.

Opinionisti rus Vladimir Solovyov u shpreh: “Sa moralisht i verbër mund të jetë një njeri? Djemtë tanë luftojnë në front kurse ti nuk do t’ia dish. Në çfarë mase një njeri mund të mos kuptojë asgjë për vendin e tij?. Komandanti ynë ngre dolli për fitoren, po ju k**va me kë jeni? Nuk e keni idenë sa të urryera e të përçmuara jeni

Festa raportohet se ishte organizuar nga opinionistja aristokrate ruse Nastya Ivleeva, prezantuese e aktore 32 vjeçare. Ajo mbante një kostum me diamante e smeraldë në kurriz.

Rrjeti i njohur rus në Telegram “Dy Majorët” dënonte pjesëmarrësit duke thënë: “Jeni vetëm jashtëqitje dhe do të digjeni në ferr”.

Analisti i njohur rus Yuri Podolyaka komentonte: “Ushtarët tanë në front sigurisht nuk po luftojnë për këtë shthurrje, kjo nuk është Rusia”.

Vladislav Pozdnyakov, i grupit nacionalist rus ‘Shtet burrë”, tha: ‘Nastya Ivleeva organizon një festë satanike në klubin Mutabor, që do të kontrollohet së shpejti nga prokuroria e përgjithshme.’

Grupi konservator vendas Zov Naroda – “Thirrja e popullit” – bëri apel për kreun e komitetit hetimor Alexander Bastrykin, që eventi të hetohet për ekstremizëm, promovim të drogave dhe degjenerimit seksual.

Lexo edhe :  Gjermania ‘përvëlohet’nga vala e të nxehtit, temperaturat pritet të përkeqësohen

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV