Helmohen 700 punonjës, darka e Krishtlindjes për kompaninë nuk përfundon siç pritej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Darka e Krishtlindjeve e organizuar nga “Airbus Atlantic” për 2600 punonjësit nuk përfundoi siç pritej. Pas darkës së bollshme, punonjësit nisën të shfaqin shenja helmimi, teksa kishin konsumuar shumëllojshmëri pjatash që restoranti ku darkuan shërbeu.

Ngjarja u regjistrua në Francën perëndimore, teksa autoritetet shëndetësore franceze kanë nisur një hetim për të zbuluar se çfarë e shkaktoi shpërthimin masiv të gastroenteritit te rreth 700 persona .

“Kisha dhimbje barku dhe dhimbje koke që nuk i kisha përjetuar kurrë më parë. Ishte më keq se lindja, “pranon u shpreh një nga punonjëset e helmuara.

Autoritetet shëndetësore nuk e kanë identifikuar ende shkakun e helmimit masiv nga ushqimi dhe po hetojnë nëse është shkaktuar nga një bakter në ushqim apo nga një virus gastroenteriti shumë ngjitës.

“Njerëzit kanë qenë pak të nxituar në lidhje me shkaqet. Ne jemi të detyruar të mbajmë mostra të çdo produkti të shërbyer në restorant, të cilat do të analizohen nga autoritetet shëndetësore”, tha përfaqësuesi i restorantit.

Hetimet po vazhdojnë, thanë autoritetet, duke shtuar se rezultatet do të jenë të disponueshme javën e ardhshme./E.T

Të fundit

Policia zbulon 500 rrënjë kanabis në Gjilan, gjenden dhe armë

Policia e Kosovës ka zbuluar një parcelë me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të...

Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca

Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinca për shkaqe sigurie, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor, më 23 gusht. Zgjedhjet parlamentare në...

Aksident në aksin “Shkodër-Koplik”, plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, tek Ura e Vrakës. Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës...

Berisha për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: U shua papritur dhe parakohe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  ka reaguar lidhur me lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta para kohe të gazetarit të njohur shqiptar,...

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet pylli i Sodës

Një automjet është shkrumbuar pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke vënë në rrezik edhe hapësirën e gjelbër përreth....

Lajme të tjera

Web TV