Djali 4-vjeçar bie nga kati i shtatë, i ati tenton ta shpëtojë, rrëzohet dhe humb jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të Krishtlindjeve një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, pasi një djalë 4-vjeçar bie nga ballkoni dhe babai i tij në përpjekje për ta shpëtuar atë, bie së bashku me të nga kati i gjashtë, duke shkaktuar vdekjen e këtij të fundit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 me orën lokale në një pallat në Via Ausonia, ku familja kishte përjetuar edhe vdekjen e kryefamiljares, e cila ndërroi jetë një vit më parë.

38-vjeçari ishte një profesor i Inxhinierisë në Universitetin e Palermos, vdiq pasi mbërriti në spital, raporton La Repubblica.

Djali 4-vjeçar ka shpëtuar për mrekulli, i cili ndodhet i shtruar në spitalin “Cervello”.

Vogëlushit iu besua kujdesi i repartit të Pediatrisë. Skanimi CT nuk zbuloi ndonjë lëndim serioz. Ai është vigjilent dhe kërkon vazhdimisht të atin, thonë në spital.

Vijojnë hetimet për rindërtimin e dinamikës së ngjarjes./E.T

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV