VIDEO/ Zjarr i madh në inceneratorin e mbetjeve në Romë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e mbetjeve në Malagrotta në Romë. 40 ekipe dhe 13 zjarrfikëse si dhe policia dhe karabinierët kanë shkuar në vendngjarje për të shuar zjarrin në uzinën Tmb1.

Zona është rrethuar dhe është bërë e sigurt. Kryetari i bashkisë së Romës Roberto Gualtieri qëndroi në kontakt të vazhdueshëm me prefektin e Romës dhe komandantin e zjarrfikësve për përditësime.

“Një zjarr i madh shpërtheu në impiantin e trajtimit të mbetjeve në Malagrotta”, shkruan kryetari i bashkisë së Romës Roberto Gualtieri në një postim në Facebook .

“Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë menjëherë në vendngjarje, së bashku me vullnetarët e Mbrojtjes Civile, të cilët po punojnë për ta bërë vendin të sigurt.”

“Unë fola me prokurorin e Romës Lo Voi, i cili më siguroi për angazhimin e tij maksimal për të hedhur dritë mbi një tjetër episod shqetësues: nëse do të ishim në prani të një akti keqdashës, do të ishte një ngjarje e një graviteti të paprecedentë. Kjo është gjithashtu arsyeja pse unë i kërkoi Prefektit të forcojë kontrollin e impianteve Ponte Malnome, Rocca Cencia dhe Via dei Romagnoli, tre impiantet ku aktualisht janë aktive transferimet apo trajtimi i mbetjeve.”

”Ky episod i fundit, shumë serioz forcon më tej vendosmërinë tonë për të pajisur përfundimisht Romën me sisteme moderne, efikase dhe të qëndrueshme për trajtimin e mbetjeve duke filluar nga impianti i mbetjeve në energji. Dëshiroj shumë të falënderoj gratë dhe burrat e Brigadës së Zjarrfikësve dhe të gjithë vullnetarët e Mbrojtjes Civile që po punojnë pa u lodhur në mbrëmjen e Krishtlindjeve për të shuar flakët dhe për të kufizuar shqetësimin për banorët e zonës”, përfundon Gualtieri.

Ky është impianti i dytë për nga rëndësia për trajtimin e mbetjeve të Romës, ku dërgohen afërsisht 650 ton mbetje çdo ditë për një total prej 200 mijë tonësh në vit. Sigurisht, kjo është një ngjarje jo pa pasoja në zhvillimin e rregullt të aktiviteteve të menaxhimit të mbetjeve, në një periudhë në të cilën rritet prodhimi.

Lexo edhe :  Kroacia thirrje qytetarëve: Mos kaloni në Serbi, vend i rrezikshëm!

“Mos i hapni dritaret”, rekomandimi i Mbrojtjes Civile

Mbrojtja Civile rekomandon, “si masë paraprake, që popullata e pranishme në një rreze prej një kilometër nga zona e zjarrit të mos qëndrojë pranë zonës së prekur nga zjarri, të mbajë dritaret të mbyllura në rast të tymit të vazhdueshëm dhe me erë të keqe dhe mos përdorë kondicionerë./E.T

Të fundit

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

Rreth katër ditë pas vizitës “blic” në Bashkinë e Vlorë, kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë të hënë...

7 korrik 1865 – Ekzekutimi i komplotistëve në vrasjen e Abraham Linkolnit

Më 7 korrik 1865, vetëm tre muaj pas vrasjes tronditëse të Presidentit Abraham Lincoln, katër prej personave të përfshirë në komplotin që çoi në...

Moti i keq ‘godet’ Italinë veriore/ Alarm në 12 rajone

Pas ditësh me temperatura përvëluese, një stuhi goditi Italinë veriore pasditen e së dielës, duke shkaktuar një viktimë në Milano dhe dëme të shumta...

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

Lajme të tjera

Web TV