Ish-ministrja serbe shpërthen në akuza ndaj Vuçiç/ Ka punuar nën komandën e Putinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kryeministrja Ana Brnabiç, u dërgonte transkripta ambasadorëve, por për një kohë të gjatë qeveria e Serbisë dhe Aleksandar Vuçiç kanë punuar nën komandën e FSB-së ruse dhe Putinit”. Kështu thotë Zorana Mihajloviç, ish-ministre në qeverinë në largim, dhe kryetare e lëvizjes “Gjithmonë për Serbinë”.

Duke komentuar deklaratën e Ana Bërnabiç se është mirënjohëse ndaj shërbimeve ruse të sigurisë që informuan Qeverinë e Serbisë se opozita do të përpiqet të marrë pushtetin në Serbi me dhunë, Zorana Mihajloviç thotë se gjithçka që po bën qeveria aktuale ka për qëllim ruajtjen e pushtetit të vet të korruptuar dhe të ndyrë”.

Dje, presidenti serb Aleksandar Vuçiç fillimisht konfirmoi se ndihma kishte mbërritur nga “shërbimet e huaja”. Në fjalën e tij, pas përshkallëzimit të protestave, ai tha se prej ditësh kanë paralajmëruar faktorin e huaj dhe se shumë janë bërë naivë dhe as nuk duan të dëgjojnë e shohin se çfarë po ndodh.

“Faleminderit atyre shërbimeve të huaja që e bënë të qartë se e dinin se çfarë po përgatitej dhe u dhanë informacion shërbimeve tona të inteligjencës, të cilat reaguan menjëherë dhe e dinin saktësisht se çfarë po përgatitnin”, tha Vuçiç.

Shumë më konkrete ishte kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, e cila falënderoi shërbimin rus.

“Ndoshta nuk do të jetë e popullarizuar me ata nga Perëndimi, por ndihem veçanërisht sonte se është e rëndësishme të ngrihemi për Serbinë dhe të falënderojmë shërbimet ruse të sigurisë që e kishin atë informacion dhe e ndanë me ne,” tha Brnabiç./E.T

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV