Ndahet nga jeta udhëheqësi historik i CDU, Balla: Schäuble dashamirës i Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas ndarjes nga jeta të udhëheqësit historik të CDU-së në Gjermani, Dr. Wolfgang Schäuble.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook ministri Balla deklaron se Schäuble ka qenë një dashamirës i madh i Shqipërisë.

“Kam patur mundësinë të takohem me zotin Schäuble disa herë gjatë kohës kur ai ishte President i Bundestagut dhe të kuptoj pa asnjë dyshim dashamirësinë e tij ndaj vendit tonë”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i ministrit Balla:

🖤💔🇩🇪 Gjermania ka humbur sot Dr. Wolfgang Schäuble një politikan kalibri me një karrierë gjysëm shekullore si deputet, ministër dhe President i Bundestagut. Si Ministër i Brendshëm i Gjermanisë Perëndimore ai nënshkroi në Gusht 1990 Traktatin e Bashkimit të Gjermanisë. Nëntë ditë pasi Gjermania u bashkua formalisht, ai u bë shënjestër e një atentati me armë gjatë një aktiviteti elektoral, prej të cilit iu desh të përdorte karrocën me rrota përgjithmonë, por kjo nuk e pengoi aspak të vijonte angazhimet e tij politike për të drejtuar më vonë edhe Unionin Kristian Demokrat, CDU. Kam patur mundësinë të takohem me zotin Schäuble disa herë gjatë kohës kur ai ishte President i Bundestagut dhe të kuptoj pa asnjë dyshim dashamirësinë e tij ndaj vendit tonë.

U prehsh në paqe mik i Shqipërisë./E.T

Të fundit

RTK në prag të kolapsit financiar, qeveria aprovon kredi 2.5 mln € për pagat e punonjësve

Qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi se ka miratuar në parim kërkesën e Radio Televizionit të Kosovës për kredi...

Clinton: Do e nominoj Trump për Çmimin Nobel, nëse e ndal luftën në Ukrainë

Në një deklaratë të papritur dhe të habitshme, Hillary Clinton tha se do ta mbështeste Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen – nëse...

Shpërthen zjarr në një fabrikë: 5 persona humbin jetë, mbi 100 të plagosur

Një zjarr ka shpërthyer në një nga punishtet e prodhimit në një fabrikë në Rajonin Ryazan, sipas selisë operative rajonale. Të dhënat e fundit tregojnë...

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Reagon Luiz Ejlli: Fëmijët po mbyten në dhunë!

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Erald Xhejo. Ejlli përmes një instastory shprehet se fëmijët në vendin tonë janë...

Zjarret shkrumbuan pyjet, vetëm “detyrim paraqitje” për 4 piromanët e Beratit

Katër shtetasit e arrestuar dy ditë më parë, të dyshuar për zjarrvënie në zona të ndryshme në Berat, kanë dalë ketë të premte para...

Lajme të tjera

Web TV