Alkooli “për festa”, studimi: Kush e tepron, godet dhe zemrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konsumi i tepruar i alkoolit mund të shkaktojë dëmtim të indeve të zemrës edhe përpara se të shfaqen simptoma shqetësuese, tregojnë studimet, të cilat rikthehen në vëmendje në pragun e festave të fundvitit, që shoqërohen me një përdorim të shtuar të pijeve alkoolike.

Hulumtimet e fundit mbështetin studimet e mëparshme që tregon se një konsum pa kriter i alkoolit mund të rrisë rrezikun e atakut kardiak, presionit të lartë të gjakut, aritmive apo edhe hemorragjisë cerebrale. Ekspertët thonë se duke matur nivelin e disa molekulave në gjak, kanë qenë në gjendje të zbulonin se personat që kishin konsumuar shumë alkool, kishin dhe gjasat më të mëdha për dëmtime në zemër, sesa njerëzit që e prijnë më pak.

Kampionet e gjakut të ekzaminuara i përkisnin 2,525 të rriturve të moshave nga 35 deri në 69 vjeç. Dëme të mëdha ndërkohë, alkooli shkakton edhe në mëlçi ku godet qelizat hepatike. Niveli i dëmit varet sidoqoftë shumë nga doza e konsumuar, kohëzgjatja e konsumit, si dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Zbulimi i një dëmtimi hepatik për mund të bëhet edhe përmes ekzaminimeve rutinë dhe matjes së nivelit të bilirubinës në gjak./E.Ç

Të fundit

Berisha konfliktohet hapur me Këlliçin, arsyeja është SPAK

Mes Sali Berishës dhe ‘besnikut’ të tij Belind Këlliçi duket se ka nisur një përplasje, që nuk ka mbetur...

Elsa dhe Fredi bëhen bashkë sërish!

U shkrua rreth 40 vjet më parë nga Adelina Balashi. Vështirë të besosh se një punim diplome do të kthehej në një nga komeditë...

Aktori rikthehet nga emigrimi, por vendos të… largohet sërish

Aktori dhe regjisori Vladimir Doda është pushuar nga puna si pjesë e trupës së Teatrit Migjeni në Shkodër, fill pas largimit të Simon Shkrelit,...

1980 – Vdes Hitchcock: Mjeshtri që ndryshoi përgjithmonë kinemanë

Më 29 prill 1980, në moshën 80-vjeçare, ndërroi jetë Alfred Hitchcock, një nga regjisorët më të mëdhenj dhe më me ndikim në historinë e...

Nuk mjafton që Berisha të japë dorëheqjen. Pyetja është: “a do të ketë garë në PD?”

Edhe nëse Sali Berisha jep dorëheqjen si kryetar i PD, nuk është ndonjë lajm domosdoshmërisht i shkëlqyer për demokratët. Dilema nuk është vetëm dorëheqja...

Lajme të tjera

Web TV