Këto janë personazhet ikonë që u larguan nga jeta gjatë vitit 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2023 ishte i mbushur me plotë ngjarje, sa të bukura, aq edhe të trishtueshme. Dhe kur flasim për trishtim, sigurisht që këtë pjesë e zenë emrat e mëdhenj të artit nëpër botë, të cilët mbyllën sytë përgjithmonë, duke lënë pas kujtime të paharrueshme.

Vetëm pak javë më parë, dy aktorë të mëdhenj shqiptar, Zef Deda dhe Mirush Kabashi u ndanë nga jeta fizikisht, por pasuria e madhe që ata i kanë lënë botës së artit dhe shoqërisë shqiptare ndër vite, i bën ata figura të paharrueshme.

Si mund të harrojmë vdekjen e Tina Turner apo Matthew Perry, Chandler-it të paharruar në serialin kult televiziv Friends. Vajza e mbretit të rokut Elvis Presley, Lisa Marie, po ashtu vdiq nga arresti kardiak i shkaktuar nga obstruksioni i zorrëve pas operacionit bariatrik. Dhe më pas vdekja e papritur e Davide Renne tre javë pas shpalljes së emërimit të tij si drejtor kreativ i Moschinos.

Fatkeqësisht ky vit nuk u mjaftua me kaq humbje, Tatjana Patitz, një nga supermodelet më të famshme të viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë, u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare më 11 janar. Ajo nuk e fitoi betejën e saj kundër kancerit të gjirit dhe ndërroi jetë në spital në Santa Barbara, Kaliforni. Më 15 shkurt, aktorja, ikonë seksi e viteve gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë, Raquel Welch, ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare në shtëpinë e saj në Los Anxhelos pas një sëmundjeje të shkurtër. Më 16 korrik, Jane Birkin ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare . Aktorja dhe këngëtarja u gjet e pajetë në apartamentin e saj në Paris: pak para vdekjes ajo kishte anuluar disa shfaqje për arsye shëndetësore pas një goditjeje të lehtë. “Unë kam qenë gjithmonë një optimiste e madhe, por e kuptoj se më duhet ende pak kohë për të qenë në gjendje të performoj përsëri në skenë,” u tha ajo fansave në maj.

Lexo edhe :  Mozzik hap biznes surprizë, kujt ia dedikon këtë hap reperi, publikon pamjet

Më 21 korrik, pak ditë para ditëlindjes së tij të 97-të, “këngëtari i fundit” Tony Bennett , i cili kishte vite që po luftonte me Alzheimer-in, vdiq pas sëmundjes që nuk e kurseu aspak. Edhe këngëtarja dhe kantautorja irlandeze Sinéad O’Connor vdiq në banesën e saj Herne Hill në Londër më 26 korrik. Disa ditë më vonë, më 31 korrik, vdekja e Angus Cloud në vetëm 25 vjeç tronditi fansat e Euphoria : aktori, i cili luante rolin e shpërndarësit të drogës Fezco në serialin HBO, u gjet i vdekur në shtëpinë e familjes në Oakland, Kaliforni, për shkak të për një mbidozë të përcaktuar si “aksidentale”.
Më 27 shtator, fansat e Harry Potter i thanë lamtumirën Michael Gambon , aktorit që luajti rolin e Albus Dumbledore në sagën për djalin magjistar më të famshëm në botë. Aktori u shtrua në spital me pneumoni.

Më 15 tetor, një ditë para ditëlindjes së saj të 77-të, aktorja Suzanne Somers , e famshme në Itali me “Three’s Company for Rent dhe A Blonde for Dad”, ndërroi jetë pasi luftoi me kancerin e gjirit për më shumë se njëzet vjet.
Aktorja Anna Kanakis, ish Miss Italia 1977, vdiq më 19 nëntor në moshën 61-vjeçare, e goditur nga një tumor i diagnostikuar shtatë muaj më parë dhe që nuk u zbulua kurrë për publikun.

Më 8 dhjetor lajmi për vdekjen e Ryan O’Neal pas një lufte të gjatë kundër leuçemisë dhe kancerit të prostatës, ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare./E.Ç

Të fundit

‘Fshesa Rama’ në Elbasan/ Emërohen administratorët e rinj në 17 njësitë e bashkisë

Pas shpalljes se vakances dhe rivleresimit ne njesite administrative dhe njesite e Bashkise Elbasan, u zhvilluan testime dhe konsultime...

Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka “asnjë të ardhme përveçse dështimit”

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka pretenduar se një konferencë e opozitës në Bruksel rishtazi lidhej me luftën Iran-Izrael dhe ishte pjesë e...

“Nata e gjatë” e Fric Zelbman, një autopsi e kampeve të përqëndrimit nazist

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë gjermane të shekullit XX, figura e Fridrih Vilhelm “Fric” Zelbmanit shfaqet si një dritë e zymtë, por e...

Shpërtheu tre herë pas nisjes/ Raketa Starship përfundon me sukses mision testues

Pas një serie dështimesh gjatë vitit të kaluar, SpaceX ka realizuar me sukses fluturimin testues të raketës më të madhe ndonjëherë, Starship, duke shënuar...

Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave. Parashikohet që paraditja...

Lajme të tjera

Web TV