SPAK kërkoi arrest shtëpie, Berisha: “Më pëlqen kërkesa e SPAK, dëshmon që më kanë tmerr”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një konferencë për shtyp ish-kryeministrit Berisha ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani.

Ish-kryeministri e konsideron atë si një majtist të pandreqshëm, ku “nuk pranon që qeveria e partisë së tij të shpallet organizatë kriminale”.

“Fakti që zoti Dumani ka pasur një çështje të veçantë, ky copëtim është copëtimi i lotëve të panumërta. Edi Rama jepte leje ndërtimi, e them me fakte. Nëse pallati ishte me 4 shkallë, ose hyrje, ai jepte një leje për 2 hyrje dhe një leje për 2 të tjera, në mënyrë që të vilte sa më shumë gjoba 3%-çe. Nga rrugët kryen dhe SPAK me dosjet. E merr dosjen dhe ia jep një Millonait, e tjetrit. Kjo është praktika se si të gjobiten më rëndë. Kjo është në praktikën e Ramës. Arsyet që e bëjnë këta është se nuk guxojnë që qeverinë e partisë së tyre, pasi ju kam thënë se Duamni është majtist i pakorrigjueshëm. Ai nuk pranon që partia e qeverisë së tij të shpallet organizatë kriminale. E merr në zhvillim në tërësi, për çdo njeri normal, kryetar ka Edi Ramën, zv. ka Agaçin, dhe Veliajn, e me radhë. Por kjo nuk mund të ndodhë. Partia e Rilindjes nuk mund të jetë organizatë kriminale për të, ndaj e copëzoi. Është sistem gjobitjesh në rrugë. Po të merrni Erionin dhe Beqajn më rëndë është kryebashkiaku. Se doli një gjyqtar i ndershëm dhe tha se ky nuk mund t’i shpëtojë firmave (Për Beqajn). SPAK është një institucion politik zhvatës, gjobëvënës, që përdoret për instrumente për gjoba nga Rama. Kujt i thotë hetim ai? Atë që i dhanë amnisti Beqajt për herë të dytë?! Fakti është se është e pakonceptueshme që të arrestosh Fushën dhe Zimixhiun, që i ka ndenjur si xhelat për të firmosur”, u shpreh Berisha.

Lexo edhe :  “PD varet nga fati i Berishës! Shpresa nuk është brenda opozitës, por përballë saj”

Berisha komentoi gjithashtu edhe kërkesën e SPAK për mbikëqyrje policore dhe ndalimin e komunikimit me njerëz jashtë banesës.

“Ajo kërkesë më ka pëlqyer shumë. Pse? Sepse ajo kërkesë tregon më shumë se çdo gjë tjetër. Së pari se cili është Edi Rama. Arseja e dytë është dëshmi e tmerrit që ka nga unë. Dhe kjo më pëlqen, të jem i sinqertë. Përbën një arritje reale të opozitës me këtë akt. Kush janë të drejtat e Sali Berishës? Koha do i provojë”, u shpreh Berisha.

/O.S

Të fundit

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Breshëria e kallashnikovit në Fushë Krujë, babai i Mond Vogës: E di kush e ka bërë

Babai i Mondi Vogës, personi që ka në pronësi lokalin në Fushë Krujë ku mëngjesin e së premtes u qëllua me breshëri kallshanikovi, ka...

Historike! Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

Shqipëria do të presë e Samitin e NATO-s, në vitin 2027, duke shënuar herën e parë në historinë e vendit tonë që Tirana do...

Vila, makina e truall, 45-vjeçarit nga Gjirokastra i sekuestrohet pasuria

Një mori pronash, përfshirë këtu godina banimi dhe truall toke, por edhe makina, i janë sekuestruar një 45-vjeccari nga Gjirokastra. Operacioni për sekuestron e pronave...

Lajme të tjera

Web TV