Vdekje e mistershme e zyrtarit të lartë të Putin në Siberi (fotot)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

46 vjeçari Vladimir Egorov ishte anëtar i lartë i partisë në pushtet Rusia e Bashkuar.

Trupi i kreut rajonal pro-Putin Egorov, u gjet sot pas një rënieje të dyshuar nga dritarja e katit të tretë në rajonin e pasur me naftë Tobolsk, në perëndim të Siberisë.

Zyrtari duket se kishte rënë nga dritarja e katit të tretë nga një apartament në rrugën Kedrovaya, shkruante rrjeti rus në Telegram, Baza, i cili raportohet shpesh se ka lidhje me shërbimet e sigurisë.

Ata shtonin se në trupin e politikanit nuk shiheshin lidhje me veprime kriminale edhe pse mjekësia ligjore ende nuk ka ekzaminuar vdekjen e tij.

Rrjeti lokal 72 shkruante se Egorov mund të kishte pësuar probleme shëndetësore, teksa një justifikim i tillë është dhënë për shumë vdekje të mistershme mes figurave të njohura në Rusi që prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Në raportime thuhej: “Patologët që po hetojnë vdekjen e Egorov do të përcaktojnë kushtet e ngjarjes dhe atë që shkaktoi saktësisht vdekjen”.

Viktima kishte studiuar si avokat dhe kishte interesa të shumta biznesi, ndërsa më herët ai ishte detyruar të largohej nga administrata publike pas një skandali korrupsioni, për të cilin rrjedhimisht nuk u dënua.

Ai lë pas gruan e dy fëmijë teksa në një video tregohet kur i ndjeri takohet me të birin pas shërbimit ushtarak.

Kjo nuk është vdekja e parë e dyshimtë e zyrtarëve të lartë rusë dy vitet e fundit teksa në qershor zv. presidentja e një banke raportohet se ra drejt vdekjes nga dritarja e saj në një apartament në Moskë.

Ndërsa në shkurt një zyrtare e lartë e mbrojtjes ra nga ballkoni i saj në 50 m lartësi në Moskë.

Marina Yankina, 58 vjeçare, u gjet nga kalimtarët në rrugën e Zamshina në Shën Petersburg.

Lexo edhe :  Gjermania gati t’i bashkohet Francës, Britanisë dhe Kanadasë për njohjen e Palestinës

Të tjerë zyrtarë shtetërorë në Rusi kanë gjetur vdekje të pashpjeguar dhe pa shkaqe të dukshme  sipas raportimeve të mediave vitet e fundit./O.S

Të fundit

Mundësi egjiptian vendos rekord botëror duke tërhequr 20 automjete

Mundësi egjiptian Ashraf Mahrous (43) vendosi një rekord të ri botëror duke tërhequr 20 automjete të lidhura në Al-Sharkia...

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar sërish pasardhësin e tij, Joe Biden, duke e fajësuar drejtpërdrejt për luftën në Ukrainë dhe për mënyrën si...

“E dua jetën shumë”/ Dua Lipa feston gjatë gjithë natës marrjen e shtetësisë së Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Kosovës dhe emocionin e ka ndarë me ndjekësit e saj. Ajo është shprehur e...

Dy turistë rrëzohen në malet e Komanit/ Zjarrfikësit dhe ambulanca nisen për ndihmë

Dy turistë të huaj që po eksploronin malet rreth bigjeve të liqenit të Komanit, në zonën e Pukës, kanë humbur orientimin. Turistët kanë kerkuar ndihmë...

Plagoset me armë një 27-vjeçar në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Rreth orës 19:10, një 27-vjeçar, i identifikuar si...

Lajme të tjera

Web TV