‘Çmendet’ moti/ Evropa e ndarë në dysh nga temperaturat ‘ekstreme’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ekstremi në ekstrem pritet të kemi motin në Evropë gjatë festave të fundvitit. Në pjesën më të madhe të Kontinentit të Vjetër nuk do të ketë borë, ndërsa temperatura ekstremisht të ulëta do të rikthehen në Skandinavi dhe Rusi në anën tjetër temperatura ekstremisht të larta do të përfshijnë Evropën jugperëndimore, jugore, juglindore dhe pjesë të Evropës qendrore e lindore.

Temperaturat normale për këtë periudhë kohore do të ketë në shumë vise të Evropës perëndimore e veriperëndimore si në Francë, Gjermani, Beneluks e Britani të Madhe.

Petku i bardhë do të mungojë në shumicën e territoreve të Kontinentit të Vjetër që nga Portugalia ku është më se normale e deri në Ukrainë në lindje do të mungojnë reshjet e borës apo edhe ajo e mbetur do të shkrihet.

Bora e mbetur do të jetë prezente në Alpe dhe disa nga malet më të larta të Ballkanit. Borë do të ketë edhe në veri të Anglisë, Skoci sidomos dhe pjesë të Irlandes Veriore. Më së shumti bore do të ketë në Skandinavi ku temperaturat do të ulen përsëri në mënyrë ekstreme si dhe në Rusi. Borë do të ketë edhe në lindje dhe verilindje të Turqisë.

Në viset tjera bora do të jetë fenomen shumë i rrallë gjatë këtyre ditëve, përpos vendeve-malore ku mund të ketë më shumë me kalimin e fronteve të lagështa të Atlantikut. Në territoret tona as borë e as shi.

Pra, temperaturat ekstremisht të ulëta përfshijnë Skandinavinë e Rusinë, ndërsa temperaturat mjaft të larta për këtë periudhë kohore përfshijnë Ballkanin, pjesë të Evropes qendrore, lindore, jugore dhe jugperëndimore./e.t

Të fundit

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e...

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së tij. Ai ka mundur që...

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera –...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Lajme të tjera

Web TV