Miliarderët që janë bërë edhe më të pasur në 2023!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

500 më të pasurit në botë panë pasurinë e tyre t’ju rritet me 1500 miliardë dollarë këtë vit, duke rikuperuar plotësisht 1400 miliardë të humbur në 2022. Kjo është raportuar nga agjencia Bloomberg, duke nënvizuar se miliarderët e teknologjisë kanë parë një rritje të pasurisë së tyre prej 48% ose 658 miliardë dollarësh falë bumit të inteligjencës artificiale.

Elon Musk ia doli të jetë në krye të listës, me një pasuri 95.4 miliardë dollarë. Edhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, pa pasurinë e tij të rritet me më shumë se 70 miliardë dollarë në një përballje kokë më kokë me Arnault për vendin e dytë në listën e më të pasurve në botë. VMark Zuckerberg, themeluesi i Facebook u bë më i pasur me rreth 80 miliardë dollarë.

Viti që po përfundon shënon edhe rritjen e trashëgimtares së L’Oréal, Françoise Bettencourt Meyers, e cila u bë gruaja e parë që grumbulloi një pasuri prej 100 miliardë dollarësh, duke u vendosur si personi i dymbëdhjetë më i pasur në botë. Pasuria neto e 70 vjeçares kaloi 100 miliardë dollarë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, duke e bërë atë personin e 12-të më të pasur në botë. Ajo është ende shumë larg nga homologu francez Bernard Arnault.

Ndërkaq, për Donald Trump, largimi nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2020 përkoi me një rritje të pasurisë së tij. Që atëherë ai është 500 milionë dollarë më i pasur dhe me vlerë 3.1 miliardë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Por paditë që rëndojnë mbi ish-presidentin, shumë prej të cilave mund të zgjidhen në vitin 2024, janë një kërcënim që nuk duhet nënvlerësuar./kb

Të fundit

“Rrezik nga krimi dhe grupet e drogës”, SHBA rendit Shqipërinë mes vendeve të rrezikshme

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një listë të vendeve evropiane që konsiderohen me rrezik për turistët amerikanë, për...

Goditet materniteti, Rusia nis sulmet ajrore masive në Kiev dhe Odessa

Ushtria ruse nisi përsëri sulme të rënda ajrore mbi Ukrainën gjatë natës të së martës. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, reagoi në...

Shqipëri “e thatë” në Letoni, barazim 1-1 kur pritej fitorja e madhe

Pas barazimit pa gola me Serbinë në "Air Albania", transferta e sotme e kombëtares shqiptare me Letoninë nuk rezultoi e suksesshme. Në minutën e 21-të,...

Tiranë, 69-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Mësohet se një 69-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku...

“Urime se na çmende”, Erion Braçe zbulon mesazhin që mori nga Rama

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka foluar në emisionin "Frontline" në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Erion Braçe ka...

Lajme të tjera

Web TV