2023-shi mbyllet me “arrest shtëpie” për Berishën, viti më sfidues në historinë e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

2023 po mbyll kapitullin për PD, me kryefjalë burgosjen e Sali Berishës, një akt i cili po duartrokitet nga fëmija i tij politik, Lulzim Basha.

“Mendoj se Berisha do donte ta shndërronte arrestimin e tij në një martinizimin, si të thuash deri në momentin e fundit ai është në një aktrim politik po del si në pranga nga diktatura. Problemi se ai është ndeshur me gjykata, me SPAK-un dhe janë ata, është drejtësia e re që po bën historinë, Berisha tashmë është histori e mbyllur”, tha analisti Artur Zheji.

Viti nisi po vrullshëm për Partinë Demokratike  me luftën brenda llojit. 33 vite më vonë, kjo forcë politike që solli demokracinë, në frymë krejt të kundërt sherroset për karrigen e kryetarit, shkuan të përçarë në zgjedhje vendore, përballen ligjërisht se kujt i përket vula, si edhe gëzimet i përjetojnë të ndarë.

“Ka qenë një parti me një pjesë non grata aktive, e cila e ka çuar partinë drejt agresivitetit, konfliktualitetit, ndërsa një grup tjetër ka qenë thuajse pasiv në heshtje, madje nuk ka marr pjesë as në zgjedhje, pra në shumë pak zona. Viti kur u rikthye Basha por prapë në pasivitetit. Opozita si mos më keq, këtë vit shkoi pas një njeriu i cili në fakt nuk ishte aty për ndërtimin e opozitës po ishte aty me misionin për shpëtimin e vetë dhe të familjes”, thotë analisti Ergys Mërtiri.

Ndonëse kërkesa për arrestin e liderit historik të demokratëve ka trazuar arenën politike, analistët vlerësojnë se bashkë me vitin e ri po vijnë ditë më të mira për opozitën e shqiptarët, me energji të re.

“Për ata që janë fansat e Berishës është një vit i dhimbshëm, por për të tjerët që shohin përtej mendoj se Berisha është një pengesë tashmë që duhet kapërcyer për një kohë të re”, thotë Zheji.

Lexo edhe :  Aksionet në Theth/ Meta nga qelia: Akrepi nuk do të ndalet deri sa t’ia fusë edhe vetes

“Eliminimi i tij nga skena politike do i hap rrugë zërave të rinj, një fryme të re. Arrestimi i Berishës bën atë që Berisha duhet ta bënte vetë. Si të themi varrosja politike e Berishës është zhvarrimi i partisë e një mundësi për  ringjallje”, shton Mërtiri.

Por planet e Berishës janë krejt ndryshe. Ai po përgatitet të drejtojë PD edhe nën arrest; dhe një dorë për këtë po ja jep edhe e bija, Argita Malltezi.

“Duke qenë mesazhierja e babait, mund të jetë Argita plani  B i drejtimit të PD deri sa të kalohet në planin C, në zgjedhjen e forumeve më të gjera për të rigjetur kryetarin e vërtetë nga poshtë lartë, jo me katapult. Mendoj që qoftë Bardhi apo Basha janë ende në kërkim të vetvetes. Politikisht Berisha i ngjan një peme të lartë, nën hijen e të cilit rriten vetëm shkurre të shkurtra, që pa u larguar ai nuk shihet dimensioni i vërtetë i të tjerëve”, tha Zheji.

Edhe sociologjikisht është e vërtetuar se kur një forcë politike kalon nga një lider i vjetër në një variant të ri, është vështirë që ky i riu të prodhojë karizmën apo aureolën e tij. Berisha, mendoj unë, nuk i beson më askujt; sepse edhe kur Lulzim Basha nuk e mbrojti dot, i tha mjaft në një moment; ai mendon se edhe Argitën po të lër do i thotë që boll baba, se e bëj unë këtë punë.  Ndoshta Argita do jetë në këmbët e të atit, por kjo do e bëj më të dobët grupin e tij politik. Akoma më I vetmuar do të jetë Berisha në atë që ta quajmë aksion me telekomandë”, tha sipas Mërtirit.

Nga e gjithë kjo krizë e brendshme në PD, ajo që përfiton më shumë duket se është qeveria, e cila si rrallëherë në mandatin e tretë u ngjyros rozë edhe në zgjedhjet vendore të 2023.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV