Tragjedi në familje, i ati i dehur i sulmon nënën, 35-vjeçari merr thikën dhe e masakron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje orët e para të së dielës në Peristeri të Greqisë, ku një 35-vjeçar ka goditur me thikë babain e tij.

Viktima, i cili është grek me origjinë nga Uzbekistani, është goditur disa herë me thikë nga i biri.

“Nuk dëgjova zëra, nuk dëgjova asgjë, erdhi policia, ishte kaos. Ata kanë jetuar këtu për 15 vjet, ndonjëherë mund të dëgjonim zhurmë nga brenda shtëpisë. Policia ka ardhur sërish. Viktima rrinte duke pirë”, tha një fqinj.

Para hetuesve grekë 35-vjeçari tregoi se i ati ushtronte dhunë ndaj nënës së tij, ndërsa momentin e krimit tha se 62-vjeçari kishte qenë i dehur dhe ka tentuar sërish të sulmojë gruan e tij.

Në tentativë për të mbrojtur nënën e tij, ai ka kapur thikën dhe e ka goditur për vdekje të atin, ndërsa pak më pas ka lajmëruar vetë policinë dhe ka njoftuar për krimin.

Pas arrestimit, 35-vjeçari është dërguar në spital për t’i bërë qepjet në dorë, pasi ka mbetur i plagosur edhe nga furia me të cilën ka goditur babain e tij 62-vjeçar./e.t

Të fundit

58 diplomatë letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

Një grup prej 58 ish-ambasadorësh të Bashkimit Evropian i janë drejtuar me një letër të hapur udhëheqjes së BE-së,...

Dosja “Partizani”/ GJKKO refuzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij...

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri nga të cilat 17 janë ende aktive, 6 janë nën monitorim dhe 11 janë...

Shkencëtarët kinezë krijojnë bletën e parë robotike, një “spiune” që do të përdoret për…

Shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë të Pekinit vendosën një kontrollues në trurin e bletëve për t’i shndërruar me sukses për herë të parë në...

Trefishohet numri i pensionistëve italianë/ Shqipëria destinacioni i preferuar

Emigracioni i pensionistëve italianë gjatë viteve të fundit po bëhet gjithnjë e më i dukshëm si trend, me Shqipërinë që po shfaqet si një...

Lajme të tjera

Web TV