Luiz Ejlli flet për emrin që do i vendosin vajzës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fituesi i Big Brother VIP 2 ka rrëfyer mes emocionesh se viti 2024 do të jetë shumë i rëndësishëm për të pasi do të bëhet për herë të parë baba.

Edhe pse u insistua nga moderatorët Donald dhe Romeo Veshaj, ai nuk tregoi për emrin që do t’i vendosin vajzës që pritet të vijë në jetë.

“Ai fëmijë është i joni, por e ndjej se ëhstë edhe një pjese shumë të madhe të shqiptarëve se që prej fillimit. Unë e shikoj që kanë ardhur kohë të vështira, du me ia vën emrin skedinë që të mos e kapë kush kurrë. Ju keni për ta provu edhe vetë, pjesa më e bukur në të gjithë këtë është që kur të thotë bashkëshortja, në këtë rast Kiara që thotë zemër si do ia vëmë emrin, të pyet kot, ajo e ka ndarë mendjen, gjoja kot ta dhashë një alternativë. Ju duhet të pyesni Kiarën, unë i kam thënë vetëm kaq, vetëm të jesh ti mirë, të jetë vajza mirë, unë s’do e thërras kurrë në emër sido që t’ja vesh ti, ajo do të jetë gjithmonë princesha e babës, vija ti si të të vijë më mbarë”, tha ai.

Luiz Ejlli nuk la pa prekur edhe spektaklin që e ktheu në fenomen dhe personazhin më të komentuar nga publiku.

Donaldi: E cilëson si vitin e jetës tënde 2023-shin?

“Vit i madh për mua është vetëm 2024 sepse bëhem babë, e di i madh dhe i vogël është një emocion i jashtëzakonshëm, më ka ndryshuar jetën, portë gjigante që m’u hap, kam falënderim të vecantë, që nga personi i parë që është Petrina që më ka marrë në telefon dhe të gjithë me radhë, produksioni, stafi. Në vitin 2024 do të jem me njeriun e jetës dhe me vajzën tonë. Unë e kam thënë dhe do e them prap, Top Channel për mu më ka dhënë shumë mundësi dhe më ka plotësu dëshirën. Ledionit i shkoftë sa më mbarë, jam kurioz me e pa nga ai pozicioni i drejtorit dhe se sa do e vonojnë atë pjesën, largohet sonte”, u shpreh Luizi./E.Ç

Të fundit

Ish-deputeti kërkon t’i marrë ‘vendin’ Silvinhos/ I nis letër Dukës: E mund Çekinë 100%

Ish-deputeti Selami Jenisheri i ka dërguar një letër Presidentit të FSHF-së, Armando Duka, që të zërë vendin e Sylvinhos...

Pas Alimehmetit dhe Hoxhës, një tjetër kandidate e PD kërkon rinumërimin e votave

Kandidatja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka kërkuar rinumërim ose rivlerësim të votave për qarkun e Tiranës. Ajo thotë se në bazë të këqyrjes...

I prenotuan të këndonin në një lokal/Si u vra grupi muzikor nga karteli kriminal meksikan

Dhuna e përhershme e bandave kriminale në Meksikë ka marrë një tjetër jetë tragjike – atë të pesë anëtarëve të grupit muzikor Fugitivo, të...

Ofertë tunduese nga Siti, Igli Tare thyen rekordin e vendosur nga Kaka te Milani

Tizhani Reijnders është objektivi kryesor i Mançester Sitit në këtë merkato. Te Milani nuk do të heqin dorë lehtë, ndërsa është bërë oferta e dytë...

Nëse e mbani furçën e dhëmbëve në tualet, po bëni një gabim të madh

Mbajtja e furçës së dhëmbëve në banjë nuk është ndoshta ideja më e mirë, pasi furça juaj e dhëmbëve mund të mbulohet me të...

Lajme të tjera

Web TV