Vuçiç refuzon hetimin ndërkombëtar për parregullsitë në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka refuzuar thirrjet për një hetim ndërkombëtar lidhur me parregullsitë e supozuara në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale, që nxitën protesta të organizuara nga opozita, e cila po kërkon anulimin e zgjedhjeve.

Demonstruesit po protestojnë në rrugët e Beogradit dhe qyteteve të tjera në Serbi që nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, të cilat sipas rezultateve preliminare i ka fituar Partia Progresive Serbe (SNS) e Vuçiçit.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, që doli e dyta në zgjedhjet parlamentare, e ka akuzuar SNS-në për mashtrime të gjera zgjedhore, akuza që autoritetet i mohojnë.

Një mision ndërkombëtar që monitoroi zgjedhjet, tha pas votimeve se SNS-ja kishte përfituar avantazh të padrejtë përmes mediave të njëanshme, përmes ndikimit të Vuçiçit dhe po ashtu kishin vërejtur parregullsi në votime sikurse blerja e votave.

Autoritetet serbe kanë mohuar të gjitha këto akuza. Duke refuzuar çdo hetim të jashtëm, Vuçiç tha më 2 janar se zgjedhjet në Serbi “janë çështje e institucioneve shtetërore serbe”.

Vuçiç sugjeroi se koalicioni “Serbia kundër dhunës”, që ka udhëhequr protestat, kundërshton rezultatin zgjedhor, veçmas zgjedhjet lokale në Beograd, sepse sipas tij, kjo parti nuk doli aq mirë në zgjedhje ashtu siç priste.

Në zgjedhjet parlamentare, koalicioni “Serbia kundër dhunës” ka dalë në vendin e dytë me 23.56 për qind të votave, pasuar nga Partia Socialiste e Serbisë me 6.56 për qind.

Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen gjatë këtij muaji.

Mijëra persona protestuan në Beograd më 30 dhjetor të vitit 2023, në atë që u cilësua si protesta më e madhe deri më tani lidhur me zgjedhjet, përderisa protestuesit brohoritën “Hajna”. Ajo protestë ishte organizuar nga iniciativa e pavarur qytetare, ProGlas, që para zgjedhjeve bëri fushatë për dalje më të lartë në votime.

Lexo edhe :  Vijojnë protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës, hiqen barrikadat

Më 17 dhjetor, Serbia mbajti zgjedhje parlamentare, lokale dhe krahinore. Opozita ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar, pasi përfaqësuesit e disa organizatave të huaja që kanë monitoruar procesin raportuar për parregullsi, përfshirë mbushjen e kutive dhe blerjen e votave.

Monitoruesit lokalë të zgjedhjeve po ashtu kanë thënë se votues nga e mbarë Serbia dhe nga shtetet fqinje ishin regjistruar në Beograd për të votuar në zgjedhjet lokale./O.S

Të fundit

2 korrik 1877: Hermann Hesse, lindja e shkrimtarit të ndjeshëm e filozofik

Më 2 korrik 1877, në qytetin Calw të Württembergut, Gjermani, lindi Hermann Hesse, një nga shkrimtarët më të ndjeshëm...

Turizmi në Shqipëri: Midis dëshirës, impenjimit dhe realitetit..

Nga Fejzo Subashi. Në Shqipëri ekzistojnë të gjitha mundësitë për zhvillimin e një turizmi të larmishëm, pse jo edhe elitarë: për të gjitha kategoritë, të...

Re tymi toksik mbulojnë Elbasanin, zjarri në landfill aktiv prej më shumë se 10 orësh

Elbasani ka lënë pas një situatë të jashtëzakonshme emergjence të shkaktuar nga disa zjarre të fuqishme që përfshinë disa zona periferike të qytetit. Kulmi i...

1 korrik 1871: Mbreti Victor Emmanuel II hyn në Romë, fundi i shtetit papnor

Më 1 korrik 1871, Mbreti Victor Emmanuel II i Italisë hyn zyrtarisht në Romë, duke e bërë atë kryeqytetin e ri të Mbretërisë së...

Një arsye e pacekur e mungesës së rotacionit politik

Nga Ylli Pata Vijimi i kësaj status quo-je politike në vend, në vend që ta pasurojë debatin politik, diskutimin pluralist, e ka pëqëndruar dhe polarizuar...

Lajme të tjera

Web TV