Dhjetëra mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur sërish poshtë pallatit të tij në rrugën Mustafa Matohiti.
Sipas mediave, mesohet se dhe ditët e tjera do të ketë protesta të tjera dhe mbledhje të mbështetësve që kundërshtojnë vendimin e GJKKO ndaj Berishës.
Gjatë episodeve të kaluara kur mbështetësit e tij janë mbledhur, Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, ka dalë në dritare dhe i ka përshëndetur, duke mbajtur edhe një fjalim herën e fundit./e.t