Serbia nuk lejon ministrin e Brendshëm të Kosovës të vizitojë Preshevën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se autoritetet në Serbi i kanë refuzuar kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës.

Sveçla ka thënë se kërkesa i është refuzuar pa arsyetim dhe se “ky akt i Serbisë ndaj vizitës sime dëshmon qasjen destruktive dhe shtypjen e vazhdueshme të saj ndaj shqiptarëve të Luginës”.

Përmes një shkrimi në Facebook më 4 janar, Sveçla ka thënë se për çështjen e vizitave të zyrtarëve shtetërorë do të veprojnë mbi parimet e reciprocitetit.

Ai ka thënë se përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishte përcjellur agjendën në zyrën ndërlidhëse të Serbisë për leje të hyrjes dhe realizim të vizitës, “në respektim të marrëveshjes së Brukselit dhe praktikave të deritanishme”.

“Ky refuzim pa asnjë arsyetim nga Serbia disa orë para realizimit të vizitës, nuk zbehë qëllimet dhe angazhimin tonë për shqiptarët e Luginës. Ndër të tjera, nuk do të zbehë as dëshirën dhe qëllimin tim për realizim të vizitës atje, për të ndarë me shqiptarët e Luginës shqetësimet e padrejtësitë me të cilat ata ballafaqohen dhe angazhimet e institucioneve të Republikës sonë për ta”, ka shkruar ai.

Sipas ministrit të Brendshëm, ai do të zhvillonte vizita në Preshevë-komunë e banuar me shumicë shqiptare, Medvegjë dhe Bujanoc ku gjithashtu banojnë shqiptarë./O.S

Të fundit

Tom Doshi, i ashpër me kryebashkiakun Benet Beci: Bën punën e PD në bashki

Kryetari i PSD Tom Doshi ishte përsëri shumë i ashpër me  kryetarin socialist të bashkisë së Shkodrës Benet Beci...

Historike/ Enkileda Carja dominon botën! Peshëngritësja kuqezi thyen 3 rekorde evropiane

Peshëngritësja shqiptare Enkileda Carja është shpallur kampione bote në Botërorin e Peshëngritjes për moshat deri në 17 vjeç që po mbahet në kryeqytetin e Perusë, Lima....

Itali/ U hodh nga kati i tretë i shtëpisë, humb jetën tragjikisht 14 vjeçarja nga Vlora

Humb jetën një vajzë 14 vjeçare shqiptare, banuese në zonën e Massafras në Itali, në provincën e Tarantos. Mediat italiane shkruajnë se adoleshentja u...

Në qarkun e plakur të Korçës, qytetarët votojnë për inerci

Një pensionist 74 vjeçar nga një fshat pranë Maliqit udhëton çdo mëngjes me autobus drejt Korçës për t’i dhënë mbesës së tij mundësinë e...

‘Në 90’ shisja ndonjë pikturë, e blija biletë avioni’/ Rama rrëfen historinë në Londër

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij të radhës “Flasim” ka treguar se shiste piktura në fillim të viteve ’90 për të blerë bileta avioni dhe...

Lajme të tjera

Web TV