Cilat janë 49 profesionet e veçanta që kërkon tregu i punës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhvillimet ekonomike dhe diversifikimi i sipërmarrjes në vend kanë nxjerr në pah kërkesa specifike të bizneseve të ndryshme për fuqi punëtore. Kjo ndikuar edhe nga emigrimi masiv i fuqisë punëtore.

Për t’iu përshtatur këtyre kërkesave dhe për t’iu ardhur në ndihmë kryesisht të rinjve që synojnë tregjet europiane, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, përveç kurseve standarde që ofrojnë qendrat e formimit profesional, ka mundësuar edhe ofrimin e kurseve të veçanta, me qëllim frenimin  e emigrimin, duke krijuar më shumë shanse punësimi për ata që aktualisht nuk kanë një profesion apo zanat apo që nuk gjejnë mundësi punësimi në zanatin që kanë apo nuk e kanë të përvetësuar siç duhet.

Kështu, në listën e kurseve të veçanta të ofruara Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive janë 49 të tilla, duke nisur nga Minator dhe Armator; Zjarrmëtar; Kasap;  apo blegtor, duke rrëzuar kështu mitin që çdo kush që banon në fshat apo merret me bagëti mund të quhet i tillë, por duke synuar më shumë specializim në ndihmë të rigjallërimit të fshatit.

Po ashtu, ka kurse për punëtor për mbledhje, kultivim dhe përpunim të bimëve mjekësore; punëtor për mbledhje, kultivim dhe përpunim të frutave të malit; përpunim i qumështit dhe nënprodukteve të tij; përpunim peshku, shërbime në bujtina apo Vëzhgues në furrat e uzinave të përpunimit të mineralit.

Ndërkohë disa nga profesionet e harrura dhe të rikthyera përmes kurseve, janë qëndistari, përpunim brumi bukëpjekës, hekurkthim, hekurpëpunim, llamanirist; Riparim të pajisjeve audio dhe televizive, etj.

Këto kurse ofrohen nga qendrat e formimit profesional në të gjithë vendin dhe për ata që janë punëkërkues të papunë, janë falas./   S.M

Të fundit

Refuzimi ndaj Britanisë dhe distancimi nga Turqia, dy golat e Ramës në samitin e BE

ALTIN KETRO - Le t'i pranojmë nja dy gjëra, pavarësisht se nuk e duam Ramën: Refuzimi publik që i bëri...

3 zakone që nuk e dije se i ke marrë nga babai yt

Mund të mos e kuptosh menjëherë, por shumë nga mënyrat se si mendon, ndjen dhe reagon në marrëdhënie kanë rrënjë shumë më thellë se...

Berisha në protestë: Ju garantoj se Rama s’do qëndrojë kurrë në atë karrige!

Nga megafoni ku mbajti fjalimin e tij pak pasi zbriti në shesh nga kthimi prej Brukselit, Sali Berisha u tha protestuesve opozitarë besnikë të...

VIDEO: Deputetët dhe militantët e PD përplasen me gazetarët

Deputetët dhe militantët e Sali Berishës nuk kanë kursyer edhe gazetarët, të cilët po raportonin protestën e tyre. Incidenti u nxit nga një deklaratë e...

Opozita në protestë, Alma Kaçi në shesh për të mbështetur Partinë Demokratike

Partia Demokratike proteston sot për të kundërshtuar rezultatin zgjedhor të marrë në këto zgjedhje parlamentare. E ndërsa në Tiranë po zhvillohet samiti i 6-të i...

Lajme të tjera

Web TV