Balluku: Këtë vit nis puna për agjencinë e transportit publik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se shtimi i turistëve në Shqipëri ka bërë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor që të mendojnë për krijimin e një agjencie të re në vend që do të merret vetëm me transportin publik.

“DPSHTRR, bashkë me MIE po punojnë prej një viti për një nga agjencitë më të rëndësishme në vend. Turizmi. I referohemi shpesh turizmit pasi turizmi tashmë është një nga sektorët e ekonomisë më të rëndësishëm në vend të cilit duhet t’i përgjigjen të gjithë sektorët jetikë siç është energjia, shëndetësia, transporti apo çdo sektor tjetër. Ky numër i konsiderueshëm vizitorësh kërkon jo vetëm infrastrukturë rrugore, por kërkon që të ketë edhe një transport publik, modern që t’i përgjigjet kërkesës. E kemi diskutuar disa herë me disa prej ambasadorëve tanë, sidomos ata që ndodhen në shtetet e Europës veriperëndimore që për vizitorët, transporti publik është shumë i rëndësishëm”, u shpreh ministrja Belinda Balluku gjatë analizës vjetore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.


Njëherësh zv/kryeministre në qeverinë Rama, Balluku njoftoi se këtë vit do të procedohet me krijimin e një agjencie për transportin publik. Sipas saj, kjo agjenci do të ofrojë shërbim të unifikuar në të gjithë vendin dhe bileta elektronike për të shmangur evazionin fiskal dhe abuzimet mbi udhëtarët.

“Kemi vendosur që gjatë vitit 2024 të procedojmë me krijimin e një agjencie sa i përket transportit publik, një agjenci e cila padyshim do të ofrojë shërbim të unifikuar në mbarë vendin, do të ofrojë një biletë elektronike për të gjithë për të evituar çdo evazion fiskal, por nga ana tjetër dhe çdo abuzim me udhëtarët por mbi të gjitha duke i dhënë një mundësi të re transportit publik me ngritjen e stacioneve të mirëfillta të transportit publik në çdo qytet apo me teknologji të re. Është në planet tona dhe kërkesa për rinovimin e flotës së transportit publik duke u mbështetur nga garancitë e qeverisë shqiptare për t’i dhënë mundësi të gjithë kompanive që duan të operojnë në këtë fushë, patjetër që të kenë facilitete dhe mbështetjen e shtetit, por nga ana tjetër që ata të operojnë në bazë të kritereve të mirëmenduara, studiuara dhe vendosura që do të kthehen në tregues vlerësimi”, u shpreh ajo.

Lexo edhe :  Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Zv/kryeministrja theksoi se paketa do të zbulohet në mënyrë të detajuar në ditët në vijim.

Të fundit

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Si e arsyeton Specialja pranimin e dokumenteve nga autoritetet serbe?

Nga Krenare Cubolli, REL Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë zyrtarja e parë që ia ka bërë me dije publikut në Kosovë se Gjykata...

Berisha këmbëkryq me burrat e Bjeshkëve, rrëfen rininë mes Alpeve

Sali Berisha - Udhëtim drejt rinisë time! Të dashur miq, pas darkës festive, më datë 14 gusht, pas një mëngjesi me prodhime bjeshke së bashku...

Takimi historik/ A do të pranoni një armëpushim? Putin u shmanget pyetjeve të gazetarëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin, të premten në Alaskë në një takim që cilësohet...

Lajme të tjera

Web TV