Reshje dëbore në qarkun e Korçës, trashësia arrin mbi 50 cm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet intensive të dëborës. Në segmentin rrugor Shtyllë- Panarit, dëbora ka rënë gjatë gjithë natës dhe vijon të bjerë ende.

Raportohet se në këtë zone, është punuar intesivisht për tu mos u bllokuar, pasi dje dëbora shënoi një trashësi prej 50 cm ndërsa, gjatë orëve të para të mëngjesit ka shtuar dhe 10 cm të tjera.

Në këtë zonë janë dërguar dy fadroma për të pastruar rrugën.

Në këtë segment kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.

Në segmentin Boboshticë Dardhë gjatë natës, ka pasur reshje dëbore ndërsa trashësia ka shkuar deri në 5 cm.

Borëpastrueset kanë qenë në terren për pastrim dhe kriposje dhe në këtë aks nuk paraqiten probleme sa i përket qarkullimit të mjeteve, por shoferët duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe duhet ti pajisin mjetet e tyre me goma dimërore./E.T

Të fundit

Melani Trump e shkruajti letrën për Putinin me chat gpt?

Pas bisedimeve të samitit të Donald Trump me Vladimir Putin në Alaska të premten dhe përpara takimit historik të...

Protestat shtohen, Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë

Protestat që vijojnë tashmë prej muajsh në Serbi, e kanë detyruar Aleksandër Vuçiç të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mbledhja u kryesua nga vetë Presidenti...

Tedi Blushi: Zjarret në Shqipëri shkaktuan mbi 300 milionë euro dëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për situatën e zjarrëve që përfshinë vendin...

Juventus mendon rikthimin e bujshëm në mesfushë

Jonathan Rowe dhe Adrien Rabiot u përfshinë në një përleshje mes tyre në dhomat e zhveshjes, pas humbjes në javën e parë në transfertë...

Pallati i konfiskuar, Rama i rikthehet akuzave ndaj gjyqtarit Balliu

Gjyqtari Hazbi Balliu është rikthyer sot në qendër të vëmendjes dhe kritikave të kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale shefi i qeverisë...

Lajme të tjera

Web TV