Vlorë/ Lagja në terr në momentin e atentatit, rastësi apo e planifikuar?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një atentat mafioz tronditi Vlorën mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, teksa Gëzim Sinomati po qëndronte ballkonin e banesës së tij në lagjen “Hajro Çakërri”.

Në rrethana ende të paqarta për policinë që po kreh zonën që prej mbrëmjes së djeshme, autorë të paidentifikuar qëlluan me snajper në drejtim të 22-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se lagjja “Hajro Çakërri”, në momentin që ndodhi atentati ka qenë pa drita, por nuk dihet nëse është rastësi apo e planifikuar. Energjia elektrike është rikthyer pas 10 minutash por lidhur me shkëputjen priten të merren në pyetje autoritetet përkatëse.

14 persona janë shoqëruar deri më tani nga policia e Vlorës, mes tyre banorë të zonës apo persona që ishin në barin e lagjes, që mund të keni dijeni për ngjarjen, apo të kenë parë persona të dyshimtë.

Si ndodhi ngjarja

I kthyer pak ditë më parë nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri pranë familjes, 23-vjeçari u qëllua me snajper nga persona ende të paidentifikuar, duke ndërruar jetë në vend. Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes, ndihmuar edhe nga errësira, dhe dogjën automjetin tip “BMW” me të cilin dyshohet se kryen krimin.  Automjeti u gjet nga policia duke u djegur në lagjen “24 Maji”.

Emri i tij, veçanërisht mbiemri është i njohur për drejtësinë. Para disa kohësh i është vendosur dhe tritol në afërsi te banesës së tij.

22-vjeçari Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit i cili njihet me nofkën “buzëderri”. Ai u arratis nga burgu i Peqinit në vitin 2017, pasi kishte marrë leje në burgun e Peqinit dhe nuk u kthye më.

Lexo edhe :  U fut në lumë për të shpëtuar dy fëmijët grekë, shqiptari: Do i bëj tatuazh në zemër

Shpallja e tij në kërkim me kartele jeshile rezulton të jetë kryer në datë 12 shtator 2017. Menjëherë, sapo doli nga burgu, ai mori të vëllain Bernardin dhe djalin adoleshent asokohe dhe u largua nga Shqipëria. Dyshohet se u vendosën në Belgjikë. Në vitin kur ai u arratis, Sokol Sinomati vazhdonte të vuante dënimin për vrasjen e Elton Tatos dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje që sipas vendimit të gjykatës së Vlorës ka ndodhur në qershor të vitit 2002.

Por ai njihet gjithashtu si ushtar i grupit të Gaxhait tregojnë kartelat e policisë Sokol Sinomati dhe Armando Sulejmani (Cipuri) pavarësisht se u gjetën fajtorë nga shkalla e parë e krimeve të rënda për pjesëmarrje në bandën e armatosur të Gazmir Brakës( Gaxhai), gjykata e lartë në vendimin Nr.48 i shpalli fajtorë vetëm për vjedhje me dhunë.

Kjo mund të jetë pista e parë për vrasjen e djeshme në Vlorë, por do të jenë hetimet që mund të nxjerrin në dritë të tjera pista./O.S

Të fundit

Lufta në Lindjen e Mesme, Imami tregon çfarë shkruhet në Kuran për përplasjen Iran-Izrael

Tensioni dhe lufta në Lindjen e Mesme ishte tema e diskutimit në Quo Vadis këtë të martë në Vizion...

“Treni bullgar, fantazi e Berishës”, avokati: Kërkon të jetë në krye të PD me dhunë!

Avokati Idajet Beqiri thotë se treni bullgar, për manipulimin e votave më 11 maj, është fantazi e Sali Berishës. Në një intervistë për “Ora e...

Misioni STS-7 dhe roli i Sally Ride, gruas së parë amerikane që udhëtoi në hapësirë

Deri në fillim të viteve 1980, Shtetet e Bashkuara kishin dërguar në hapësirë dhjetëra astronautë, por të gjithë kishin qenë burra. Ndërkohë, Bashkimi Sovjetik...

Aeroplanmbajtës dhe superbomba, SHBA gati për sulme ajrore brenda pak orësh?

Fati i Lindjes së Mesme do të vendoset në tre ditët e ardhshme. Sepse tre ditë, përveç përshpejtimeve dhe trazirave të papritura në terren, është...

Revolucioni Egjiptian, nisi më 1952 dhe përfundoi në 1953 me shpalljen e republikës

18 Qershor 1953 Nga fillimi i shekullit XX, Egjipti ishte de facto nën ndikimin e Perandorisë Britanike, pavarësisht pavarësisë formale që fitoi nga Mbretëria e...

Lajme të tjera

Web TV