“Fluturojnë” çmimet e shportës, ja sa u rrit inflacioni gjatë muajit të festave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festat e dhjetorit dhe rritja e konsumit kanë nxitur shtrenjtimin e çmimeve. Gjatë muajit të fundit të 2023 është konstatuar një rritje e lehtë e inflacionit i cili ka arritur në 4% nga 3.9% që ishte një muaj më parë.

Megjithatë nëse e krahasojmë me një vit më parë niveli i inflacionit është thuajse dyfish më i ulët. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin dhjetor 2023 është 4%, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 7,4 %.

Edhe pse krahasuar me një vit më parë rritja e përgjithshme e çmimeve është ngadalësuar, shifrat tregojnë se çmimet e ushqimeve vijojnë të jenë në nivele të larta dhe përpos kësaj kanë dhënë kontributin kryesor në nivelin e inflacionit.

Ndërkohë që rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2023 është 4,8 % nga 6,7 % që ishte në vitin 2022. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” 2,38% pasuar nga “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” si dhe Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë. Nëngrupi i transportit vijon që të ndikoj në ulje të nivelit të inflacionit. Gjatë muajit dhjetor Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0.21%.

Kjo tendencë në rritje e inflacionit për të dytin muaj radhazi mund të shtyjë Bankën e Shqipërisë që të marë një tjetër vendim për rritjen e normës bazë të interesit. Aktualisht norma bazë e interesit është 3.25%.

Edhe në Vendet e BE inflacioni u rrit sërish në dhjetor gjë që i bën më pak të mundshme uljet e hershme të normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane.
Parashikimet e ekspertëve janë që inflacioni do të rikthehet në objektiv në mesin e vitit 2024./   S.M

Të fundit

Rama mbyll fushatën/ Më 11 maj firmosim marrëveshjen për Shqipërinë evropiane!

Partia Socialiste mbajti takimin përmbyllës të fushatës së 11 majit në Tiranë. Pas një fjalë të shkurtër të të gjithë kandidtavë...

Pas tre dekadash/Berisha pranon gabimin me ish të përndjekurit dhe të burgosurit politikë

Në fund të fjalimit të tij Berisha shprehu ndjesë edhe për gabimet që kishte bërë në qeverinë e tij ndaj ish të përndjekurve dhe...

Rama ironizon LaCivita: I rrasi kapelen “Trump-iste” bufit duke e bërë qesharak

Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbylli zyrtarisht fushatën elektorale të PS për zgjedhjet e 11 majit me një miting në...

“Kryeqyteti, krenaria jonë”/ Rama: Tirana ha bukë veç, i kemi dhënë sharmin e Europës!

Kryeministri Edi Rama, në mbylljen e fushatës së PS-së është shprehur se Tiranën vetëm forca e tij politike mund ta bëjë edhe më mirë...

“Më e pakta 78 mandate”/ Rama ‘zbërthen’ projeksionet, Dibra vulos fitoren më 11 maj

Ky është blof, propagandë thanë disa duke komentuar memorandumin e Kuçit. Pse nuk qenka e mundshme. A di ku të ma thotë ku në cilën...

Lajme të tjera

Web TV