Moderatorja e njohur përfshihet në një aksident rrugor (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e sotme duket se nuk ka qenë aq e mirë për Megi Pojanin, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagramit se është përfshirë në një aksident.

Moderatorja e “Për’puthen” ka publikuar një fotografi të makinës së saj, të cilës i është thyer njëra nga pasqyrat ndërkohë që në sfond duket një vend me dëborë.

Megi dhe motra e saj duket se i kanë shpëtuar fatmirësisht një trajleri, i cili mesa duket thuajse i ka aksidentuar.

“Desh na fshiu një trajleri sot. Bravo Ina Pojani“, shkruan personazhi televiziv, teksa ka etiketuar motrën e saj në Instastory.

Përmes postimeve në Instagram, Megi ka treguar se ka udhëtuar për pushime drejt Finlandës së bashku me motrat e saj, Ina dhe Marsi.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Megi është acaruar me Vedatin në programin “Për’puthen”, duke iu drejtuar me fjalë të ashpra.

Sipas Megit, ekzistojnë dy Vedatë, një përball Bucit që nuk reagon aspak dhe një tjetër përball Albës që e akuzon për çdo gjë.

“Je në një përballje me Bucin, hidhen akuza shumë të forta dhe Bucit i thua me bindje të plotë se ajo vajza nuk ka interes për ty dhe tani burrërinë e gjen me Albën?“/E.T

Të fundit

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik…

Prodhimi vendas i energjisë nuk mjafton për të siguruar furnizim pa ndërprerje për qytetarët dhe bizneset. Vetëm për muajin...

Thellohet tragjedia në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën shtetin amerikan të Teksasit ka arritur në 69, sipas një raporti të ri nga autoritetet...

Lorent Nake rikthehet në krye të burgut të Drenovës

Pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm të burgut të Drenovës, Fatjon Fasho, ministri i Drejtësisë nuk ka vonuar emërim e drejtorit të ri të...

Botërori i Klubeve, cilat janë katër ekipet gjysmëfinaliste

PSG, Real Madrid, Fluminense dhe Chelsea janë katër skuadrat gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube. Kampionët në fuqi të Evropës eliminuan Bayern Mynihun pas...

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan nis testimet…

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u ul në timonin e sedanit të ri elektrik të prodhuar nga kompania vendase Togg, në një përpjekje...

Lajme të tjera

Web TV