Nuk ishte ai shënjestra/ Zbardhen detaje nga vrasja e Gëzim Sinomatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Vlorë, ku 22-vjeçari Gëzim sinomati u qëllua me plumb në kokë.

Mësohet se ditën e djeshme forcat RENEA kanë zhvilluar kontrolle të shumta në qytetin bregdetar, pasi kishte dyshime se vrasësit e Sinomatit, fshihen brenda në qytet. Raportohet se janë arrestuar disa persona, teksa është ngritur një pistë re hetimore. Dyshohet, se 22-vjeçari është ngatërruar nga vrasësit me xhaxhain e tij, Benard (Spiro) Sinomatin për shkak se ky i fundit ndodhej në të njëjtën shtëpi ditën e ngjarjes.

Viktima Gëzim Sinomati nuk rezulton të jetë hetuar asnjëherë brenda dhe jashtë vendit për veprimtari kriminale dhe kjo e lokalizon më shumë hetimin tek ngjarjet e së shkuarës, ku i përfshirë ka qenë i ati, Sokol Sinomati. Ky i fundit, është në burg dhe i ka mbetur për të shlyer edhe 3 vite e 2 muaj të tjerë. I njohur ndryshe me nofkën “buzederr”, ish pjesëtarë i bandës së Gaxhait gjatë trazirave të 97-s, i larguar nga Shqipëria në 2017-n, u arrestua në 2021 në Belgjikë, për çështje droge.

Gëzim Sinomati u vra me tek plumb snajperi në kokë mbrëmjen e 7 janarit 2024, sapo kishte dal në ballkonin e shtëpisë në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Agresorët 5 minuta më vonë dogjën makinën, në të cilën në ndenjësen mbrapa u gjet një bllok betoni, i cili dyshohet se shërbeu si mbajtës i armës së krimit. Parkuar në një distancë jo më shumë se 40 m larg pallatit ku banonte i iru Gëzim Sinomati, snajperi kishte fushëpamje nga shënjestra.  Në zonë, në lagjen “Hajro Çakerri” atë kohë rreth orës 22.00, energjia mungoi dhe për 10 minuta ishte errësirë e plotë. Deri tani policia nuk ka gjetur as gëzhoja e as armën e krimit por ka mbledhur rreth 50 kamera sigurie./O.S

Të fundit

I vuri flakën së shoqes prej ngjyrës së saj të lëkurës, dënim me vdekje për indianin

Një gjykatë në Indi ka dhënë dënimin me vdekje për një burrë që i vuri flakën së shoqes për...

Ivi Kaso fajëson strukturat e PD-së për humbjen në zgjedhjet e 11 majit

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka komentuar humbjen e PD-së në zgjedhjet e 11 majit 2025, duke theksuar nevojën për një...

Rama për aksin e ri rrugor/ Një perspektivë e re për turizmin në qarkun e Korçës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje piktoreste nga aksi rrugor Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, i përfunduar së fundmi. Sipas tij, rruga e re lidh komunitete...

FOTO/ Diogo Jota i përjetshëm, lot dhe emocione në grumbullimin e Portugalisë

Skuadra e Portugalisë në futboll u mblodh për herë të parë pas humbjes tragjike të Diogo Jotës, ish-sulmuesit të Liverpoolit dhe kombëtares luzitane, i...

Paranojë apo siguri? Stafi koreano-verior pastron mobiliet pas takimit me Putin (VIDEO)

Një moment interesant u kap në kamera menjëherë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takua me presidentin rus, Vladimir Putinin...

Lajme të tjera

Web TV