Reformat me 84 vota, Rama bishton opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur për ligjet dhe reformat që kërkojnë shumicë të cilësuar me 84 vota, duke thënë se nuk do të bisedojë me “palët opozitare”. Kryesore mbetet Reforma Zgjedhore e cila kërkon bashkëpunim me opozitën dhe njëkohësisht votat e saj, por për Ramën kjo nuk do jetë aspak problem nëse nuk dakordësohen, duke nënkuptuar se në zgjedhjet e ardhshme do të jemi me të njëjtin kod.

Kryeministri Edi Rama u tregua i prerë sa i takon Reformës Zgjedhore. Ajo do të bëhet edhe pa opozitën edhe pa konsuenusin e saj. Pra, Reforma Zgjedhore do të bëhet si të dojë mazhoranca me votat e mazhorancës. Kjo deklaratë e Ramës ka indinjuar opozitën e cila e ka parë si jo normale mungesën e dakordësisë apo nxjerrjen e një produkti konsensual. Rama i ka lënë në rënie të lirë opozitën teksa u shpreh se ata mund të bëjnë protesta deri sa të shkojnë në banesën e fundit, duke ju treguar përfunimisht se nuk e pengon opozita për asnjëgjë qe Qeveria do të përpiqet për të mirën e shqiptarëve.

Rama

Nuk ka asnjë shans që mazhoranca të pranojë instrumentet e opozitës sa i takon reformës zgjedhore. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me gazetarët pas mbledhjes dyditore në Shëngjin. Sipas tij, me mbarimin e afatit të komisionit të reformës zgjedhore, do të vijohet pa të. “Nuk ka asnjë shans që kjo të na bëjë ne që të pranojmë keqkuptimin. Të pranojmë që ushtrimi i forcës fizike, përdorimi i krahëve, këmbëve, duarve si instrumente të forta të na imponohet për argumente me të cilat ne nuk jemi dakord. E njëjta gjë edhe për reformën zgjedhore. Ka një afat komisioni dhe do bëjmë edhe pa komision. Komisioni vjen si traditë dhe jo si normë ndërkombëtare. Parlamente të tjera nuk ngrenë komisione parlamentare. I bëjnë reformat zgjedhore me votat që kanë. Aty kur nuk kanë, nuk i bëjnë. Kjo është, dhe këtu ka ndryshuar kohët. Një komision bipartizan me 7 ballistë e një partizan nuk i bëjmë dot, duhet të kesh dy partizanë, nuk i kemi më. Kemi një partizan dhe 7 ballistë. Si ta bëjmë këtë gjë?. Kemi folur për komisionin e reformës zgjedhore dhe kemi dalë në konkluzionin që; do ishte mirë të bëhej, por nëse nuk bëhet nuk është fundi i botës. Mbase ka ardhur dita që edhe tradita e komisioneve bipartizane të mbarojë, duke mbajtur shënim faktin që nuk kemi më dy palë, por shumë”, tha kryeministri nga Lezha. Rama theksoi se “nuk jemi të shtrënguar të bëjmë asgjë që i jep goditje të re kulturës së shtetit dhe kulturës demokratike”. Teksa solli në vëmendje bojkotin e socialistëve në 2009, Rama tha se ky mjet është varrosur pasi i çon të gjithë në greminë. “Nëse ne do të hapim rrugë për shkak të bojkotit ne do të kemi bojkot non stop. Keni dëgjuar më ju? Pse u varros bojkotit si mjet? Sepse u kuptua që bojkoti përmes të cilit do të çosh të gjithë në buzë të greminës të çon ty në fund të greminës. Keni dëgjuar më ju nga ata që janë në dilema mes mundjes, boksit, e politikës të mos hyjnë në zgjedhje? Se u provua që të mos hysh në zgjedhje e ha vetëm ti. Dhe unë jam dëshmitar protagonist në këtë inerci. Po të kthehesha pas në 2009 nuk do e bëja bojkotin me këto mend që kam sot. Ditën që u tha jo, stop këtu”, tha Rama. Kryeministri përforcoi qëndrimin ndaj opozitës kur tha se asgjë nga ato që kërkon nuk ka shans t’i marrë, por as të dëgjohet nëse nuk i jep të drejtën tjetrit të flasë. “Do të bojkotosh, të rrish në çadër, të këndosh himnin, bëje deri kur të të vijë mosha për të shkuar në banesën e fundit. Do të mos futesh në zgjedhje mos u fut deri kur të mërzitet politika. Por nuk detyron dot askënd që të bëjnë atë që bën ti. Do të ndezësh flakadanë, ndizi. Do të shtysh e gjuash gjuaj, por ti asgjë nga ato që kërkon nuk ke shans jo t’i marrësh, por as të dëgjohesh nëse nuk i jep të drejtën tjetrit të flasë”.

Lexo edhe :  Berisha në Kongresin e CDU-së në Berlin/ Kreu i PD publikon pamje nga takimet me zyrtarët

Reagimi Bardhit

Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili nga Lezha, u shpreh se nëse opozita nuk vjen në komisionin bipartizan për Reformën Zgjedhore, mazhoranca mund të vazhdojë punën e vetme. Deklarata u quajt skandaloze nga ana e Gazment Bardhit, i cili tha se reforma duhet konsensuale. “Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i sherben qytetarëve shqiptareve. Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëve një reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që garanton standartet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tregon edhe njëherë mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike. Deklaratat e sotme të Edi Ramës provojnë edhe njeherë sesa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend. Shipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe që krijon kushtet e barabarta të garës reale për çdo palë politike në zgjedhje”, thuhet në reagimin e Bardhit.

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/Ja si ta përdorni

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të...

Çfarë mund të bëjë Sali Berisha për të hequr ‘non gratën’? Beqiri: Mënyra e vetme për…

Sali Berisha nuk e heq dot ‘non gratën’ as në SHBA dhe as në Britani. Për të arritur këtë ka vetëm një mënyrë, që...

‘Berisha nuk jeton dot pa Metën’/Çupi: Burgosja e ka dëmtuar më shumë se arresti shtëpiak

Analisti Frrok Çupi komentoi për ‘Tirana Live’ lajmin se Meta mund të ketë blerë mandatin e deputetit në listat e Partisë Demokratike. Analisti u shpreh...

Shqiptarët hyjnë në borxh për të blerë pajisje dhe shtëpi, rekord kredish në fundvit

Kredi për blerje pajisjesh, kapital qarkullues, apo dhe investime tek pasuritë e paluajtshme janë arsyet që i shtynë bizneset dhe individët të paraqiteshin më...

Nuk ka CDU, që të sjell në pushtet

Nga ARTUR AJAZI Mitingjet dhe tubimet fallco, nuk e sjellin kurrë në pushtet Berishën. As premtimet dhe propaganda buzë tregjeve të fruta-perimeve, nuk e sjellin...

Lajme të tjera

Web TV