Jeta e legjendarit Michael Jackson, së shpejti në ekranin e madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia e Michael Jackson do shfaqet në ekran vitin që vjen, fiks më 18 Prill 2025! Mediat e huaja shkruajnë se studioja që po merret me filmin biografik do fillojë me punën këtë 22 Janar.

Në përmbledhjen zyrtare të filmit shkruhet: Do shihni se si një njeri pak i komplikuar, por tejet atraktiv u shndërrua në Mbretin e Popit. Nga triumfet te tragjeditë, nga ana e tij njerëzore e deri te gjenialiteti në artin e tij me performancat ikonike. Si kurrë më parë, njerëzit do njohin rrënjësisht një prej njerëzve më të spikatur që bota ka njohur ndonjëherë!

Këtë produksion madhështor po e drejton Antoine Fuqua si dhe nipi i yllit të Popit, Jaafar Jackson.

Skenari është shkruar nga John Logan i “Gladiator”. Sipas Fuqua, roli i nipit të Michael është kryesori në film, madje ai është i surprizuar me ngjashmërinë që ai ka me xhaxhain e tij, që nga mënyra si kërcen apo këndon.

Filmi biografik thuhet se do të mbulojë deri në detaje çdo aspekt të jetës së këngëtarit e mbase më në fund do shuhen shumë polemika dhe për mënyrën se si ai ndërroi jetë. Kujtojmë se ndaj Jackson, pak para se ai të vdiste (në vitin 2009), u ngritën ca akuza për abuzim seksual me fëmijë. Madje në 2003-in, kur ai ishte 44 vjeç, u arrestua për këto akuza, megjithëse këto të fundit u pushuan dy vite më vonë.

Megjithatë në pjesën më të madhe të filmit, do shihni Jackson në skenë. Turneu i tij “Dangerous World 1992” apo muzikale të tjera janë pjesë që ia vlen të shihen të rikrijuara./O.S

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV