Analistët: Dezinformatat dhe lajmet e rreme shkaktojnë përçarje në shoqërinë malazeze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dezinformatat në mediat e ndryshme në Malin e Zi, sipas analistëve, kanë një përhapje të theksuar duke ndikuar negativisht në shoqërinë malazeze.
Analisti dhe i këtyre çështjeve, Aleksandar Sasha Zekoviq i tha Zërit të Amerikës se dezinformatat në mediat malazeze janë të vazhdueshme dhe paraqesin një problem serioz.

“Ky është një problem prej kohësh në Malin e Zi dhe dezinformatat kanë ndikuar dukshëm në përçarjen e shoqërisë malazeze”, tha zoti Zekoviq.
Edhe studiuesi i medias dhe analisti Haxhi Shabani, vë në dukje se dezinformatat janë përhapur në të gjitha mediat në Mal të Zi.

“Dezinformata është karakteristikë jo vetëm në mediat elektronike, por edhe në ato alternative siç janë portalet e sidomos në rrjetet sociale. Janë të shquara sidomos ato media që janë të ndikuara nga qarqet e ndryshme ruse dhe serbe”, tha zoti Shabani.

“Kjo ka qenë karakteristike sidomos në dy zgjedhjet e fundit parlamentare ku kanë fituar qarqet, të cilat kanë qenë të shquar apo kanë pasur lidhje me qarqet e përmendura serbe dhe ruse dhe nga strukturat shtetërore është bërë një reagim më së shumti kur kanë qenë të detyruar”, tha zoti Shabani.

Zoti Zekoviq, vë në dukje faktin se “qeveritë malazeze nuk kanë treguar seriozitet dhe shqetësim real për dukuritë e krijuara në media”.

Analistët theksojnë se lufta informative dhe dezinformatat u fuqizuan pas pushtimit rus në Ukrainë, ndërkohë që në Mal të Zi ende paraqitet si problem verifikimi i lajmeve të rrejshme./O.S

Të fundit

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u...

Asnjë luhajte për euron dhe paundin, mësoni me sa blihen e shiten monedhat e tjera sot

Sot, më 14 prill 2025, dollari amerikan blihet me 86.9 lekë dhe shitet me 89.3 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Shqiptarët “çmenden” pas Jozit, këngëtari merr vendimin e papritur pasi doli nga qelia

Padyshim që kryefjala e mediave këtë të diel ka qenë incidenti i ndodhur gjatë spektaklit të Big Brother Vip Albania, ku Jozefin Marku qëlloi...

Rama synon Presidencën, një grua në krye të vendit?

Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku ai të ketë atributet ekzekutive. Duke cituar...

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat këtë javë

Kjo javë parashikohet të nis me mot relativisht të paqëndrueshëm. Thuajse në të gjithë vendin e hëna parashikohet të jetë me reshje të pakta...

Lajme të tjera

Web TV