“Ata e vranë, babi mund të kishte shpëtuar” deklarata tronditëse e djalit të Maradonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak më shumë se tre vjet pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, djali i tij i parë,  Diego Armando Maradona Zhunior, ishte i ftuar në emisionin “Verissimo”. Nga historia e betejës ligjore për njohjen e atësisë e deri te momentet e fundit të kaluar së bashku, ish-futbollisti dhe trajneri ka folur për veten në një intervistë të gjatë me Silvia Tofanin.

“Është një dhimbje e madhe. Ndjenja e zbrazëtisë nuk do të largohet kurrë. Por afeksioni që e gjithë bota tregon ndaj tij e lehtëson dhimbjen, ose të paktën pjesërisht. Përpiqem t’i shikoj gjërat nga ana pozitive. Kam luftuar për një kohë të gjatë me nënën time dhe me gjithë familjen për njohjen e atësisë dhe në fund kam pasur privilegjin të jem pranë tij dhe të kem një marrëdhënie normale babë e bir. Ishin katër vite shumë të bukura. 

Ata e vranë, babi mund të kishte shpëtuar veten. E lanë në fatin e tij kur ai mund të shpëtonte vete. Ende nuk e kam pranuar plotësisht këtë humbje dhe nuk mendoj se do ta pranoj ndonjëherë. Nuk ishte koha e duhur ta shihja të vdiste kështu. Nuk isha në gjendje të shkoja në Argjentinë, kur ai ishte i sëmurë. 

Pak para se të vdiste, babai kishte bërë një operacion në kokë. Një operacion i planifikuar prej disa kohësh, por asgjë serioze. Pas operacionit ai ishte mirë, duke qeshur dhe duke bërë shaka. Bëra një premtim: deri në ditën e fundit të jetës sime do të luftoj për drejtësi. 

 

 

Është e ndërlikuar të thuash, ka një hetim të hapur dhe ne si fëmijë kemi besim të madh te drejtësia argjentinase. Por jam i bindur që nuk duhej të përfundonte kështu. Ata e vranë, jam i sigurt. Nuk është detyra ime të them se kush e bëri atë tani. Unë kam një ide, por e mbaj për vete. Por jam i sigurt se babai mund ta kishte shpëtuar veten. E lanë në fatin e tij kur diçka mund të ishte bërë”, deklaroi ndër të tjera Diego Armando Maradona Zhunior. /O.S

Të fundit

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak...

Fiksja drejt shuarjes, AKEP ul ndjeshëm tarifat për të shpëtuar telefoninë në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit) vitin...

Në prag të sezonit të gripit, Alimehmeti: Viroza normale për çdo stinë

Mjeku Ilir Alimehmet ishte i ftuar në Dita Jonë në A2 CNN ku foli në lidhje me raportimet për raste të shtuara të personave...

Sot flamujt në gjysmë shtizë, ditë zie për Dhimitër Anagnostin

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti....

Edhe Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin

Belgjika ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e shtetit belg këtë muaj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmin e ka...

Lajme të tjera

Web TV