Katër arsye pse të flesh i uritur mund të jetë e dëmshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të qenit i uritur ka një efekt negativ në përqendrimin te puna apo mësimet, dhe madje mund të shkaktojë depresion, thonë studiuesit.

Shumë njerëz ende mendojnë se të shkosh në shtrat i uritur është një ide e mirë, sepse mund të ndihmojë në rënien nga pesha. Por shkenca ka vërtetuar të kundërtën dhe madje ka vënë re më shumë efekte anësore nga uria, shkruan “Bright Side”. Ja cilat janë ato:

Mund të humbni masën e muskujve

Për ata që po përpiqen të fitojnë masë muskulore, të qenit i uritur është një zgjedhje e keqe, sipas specialistëve. Ju mund të anashkaloni darkën, por keni nevojë për lëndë ushqyese për të kthyer proteinën në muskuj. Është mirë të anashkaloni dëshirën për të konsumuar ushqim natën vonë, por mos e stresoni trupin, sepse gjithmonë do të jetë i uritur gjatë mbrëmjes dhe gjatë natës.

Mund të shtoni peshë

Po, mund të ketë efekt të kundërt. Studimet që nxisin humbjen e peshës duke mos ngrënë para gjumit janë të diskutueshme. Në këtë rast, ka më shumë të ngjarë të fitoni peshë.

Deklarata se metabolizmi ynë është më i ngadaltë gjatë natës është i diskutueshëm dhe nuk ka prova për ta mbështetur atë. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që duhet të hani pak para gjumit. Të hash 2-3 orë para se të flesh është mirë, për sa kohë që është një vakt i shëndetshëm.

Mund të flini më keq

Shumica prej nesh me siguri kanë provuar të shkojnë në shtrat të uritur. Barku rënkon dhe e vetmja gjë që mendoni është nëse mund të duroni deri në mëngjes. Në këtë gjendje, duhet shumë më tepër kohë për të fjetur, kështu që nëse doni të flini mirë, thjesht mos vdisni urie, thonë specialistët. Nëse ndiheni të uritur, të paktën merrni një kastravec dhe pak ujë.

Mund të humbni energji

Lexo edhe :  Hulumtimi që habit: Në këtë moshë, pesha juaj flet për jetëgjatësinë tuaj

Nëse nuk hani, nuk keni “karburant” që t’ju mbajë aktiv gjatë ditës. Ky është një rregull i vjetër. Është shumë e rëndësishme të ndihemi mirë në mëngjes, sepse duhet të shkoni në punë dhe truri duhet të jetë aktiv. Studiuesit kanë vënë re se shumë efekte anësore të urisë mund të jenë të dëmshme, si lodhja dhe depresioni./O.S

.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV