Ditë historike/ Princi Frederik kurorëzohet mbret i Danimarkës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 52 vitesh, Danimarka ka kthyer faqen, pasi princi dhe trashëgimtari i fronit është kurorëzuar sot mbret i vendit. Abdikimi i papritur i nënës së tij, Mbretëreshës Margrethe solli në fron princin e kurorës 55-vjeçar dhe gruan e tij, Princeshën Mary të Australisë

Momenti historik, i cili vjen pas abdikimit të Mbretëreshës Margaret në natën e Vitit të Ri, është një ngjarje emocionuese për të gjithë kombin. Megjithatë, është vendosur të jetë një transferim shumë më i thjeshtë i pushtetit në krahasim me kurorëzimin spektakolar të mbretit Charles në Britani në maj.

Ka filluar procesioni i Mbretëreshës Margrethe në një karrocë dhe Frederik dhe Marias me një Rolls-Royce drejt Pallatit Christiansborg, ku do të zhvillohet ceremonia.

Margrethe përshëndeti turmën e mbledhur për herë të fundit si mbretëresha e vendit, ndërsa njerëzit brohorisnin duke valëvitur flamuj.

🎥 DR1 pic.twitter.com/fNM9G1f8bC

— ChristinZ (@ChristinsQueens) January 14, 2024

Dhjetëra mijëra njerëz nga e gjithë Danimarka, një vend me gati gjashtë milionë banorë, u mblodhën pavarësisht të ftohtit të ashpër, në kryeqytet për të parë nga afër procesin e trashëgimisë.

Më vonë pasdite, mbreti dhe mbretëreshado të udhëtojnë me karrocë me kuaj për në rezidencën e tyre, Pallatin Amalienborg, i ndërtuar në vitet 1750 dhe ndodhet në qendër të Kopenhagës./kb

Të fundit

Dështoi në Bundesligë, ylli i Portugalisë pranon shitjen për hir të… Botërorit

Bayern ka vendosur ta shesë mesfushorin Palhinha. Portugezi ka dështuar në sezonin e tij të parë në Mynih dhe...

Evropa nuk ka pse të zgjedhë mes armëve dhe mirëqenies. Ka një rrugë tjetër

Po, shpenzimet për mbrojtjen duhet të rriten – por shkatërrimi i shtetit social për t’i financuar do të ishte një gabim i madh Shahin Vallée...

Serbia pengon sportistët të marrin pjesë në Evropianin e Esports në Kosovë

Nga 9 deri më 13 korrik, palestra “1 Tetori” në Prishtinë do të jetë qendra e sporteve elektronike në Evropë, teksa mikpret edicionin e...

“U bë kohë e gjatë me të njëjtët njerëz”, Rama sinjale të forta në Fier

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Bashkinë e Fierit, e drejtuar nga politikani dhe ish-deputeti socialist Armando Subashi. Ai ka paralajëmruar se edhe...

Altin Dumani i jep një sinjal të fortë politikës: Ndërhyrjet tuaja…

Kreu i SPAK, Altin Dumani, i ka dhënë një mesazh të qartë politikës shqiptare teksa nënvizoi se rekomandimet e dërguara përmes Kuvendit nuk janë...

Lajme të tjera

Web TV