Si nëpër filma! Drogë me postë nga SHBA drejt Shqipërisë, e pësojnë keq dy të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona, përkatesisht 16 dhe 23 vjeç, kanë përfunduar në prangat e bluve të kryeqytetit ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi trafikonin lëndë narkotike nga SHBA drejt Shqipërisë duke përdorur shërbimin postar.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas një pune hetimore disamujore, operacioni policor i koduar “Çikago”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Trafikonin lëndë narkotike canabis sattiva, nga ShBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar, vihen në pranga dy shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen 5 kg cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000, euro nqs do të shitej te përdoruesit, e ndarë në pako, 5 aparate celulare, 8000 euro, dhe shuma të tjera parash.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Çikago”.

Si rezultat u godit një grup që trafikonte lëndë narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit ppstar, dhe u vu në pranga shtetasi G. D., 23 vjeç, dhe një 16-vjeçar. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. K., 23 vjeç.

Tre shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Në cilësi e provës materiale u sekuestruan 5 kg cannabis sativa me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000 euro nqs do të shitej te përdoruesit, 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash.

Lexo edhe :  Berisha 'nuk shkulet" nga PD/ Demokratët i kujtojnë nenin për dorëheqjen

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Si nëpër filma! Drogë me postë nga SHBA drejt

Të fundit

Shqiptarë, bëhuni gati! Po vijnë pushime “të kripura” këtë verë

Që edhe këto pushime verore do të jenë “të kripura”… kjo ishte gati e ditur. Turizmi, ashtu si...

Kanye West befason me postimet e fundit: Zot, më fal për dhimbjen që shkaktova

Një “rrëfim” i papritur publik nga Kanye West përmbys, ose të paktën përpiqet të përmbysë, imazhin që ai ka ndërtuar kohët e fundit . Ye,...

Pse Berisha ka frikë ta pranojë publikisht se deputetët e tij braktisën fushatën?

Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për media u pyet nga gazetarët në lidhje me faktin se disa drejtues politikë të PD...

Heroi i Londrës! 65-vjeçari shkodran shpëton vajzën e vogël tek mbytej në lumë

Himset Smakaj, një 65 vjeçar me origjinë nga Shkodra dhe me banim në Londër, është kthyer në personazhin e ditës në Angli. Ai është...

Trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash në Shqipëri, jepen dënimet

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimet përfundimtare ndaj një grupi të strukturuar kriminal me...

Lajme të tjera

Web TV