Humbje e madhe për sportin/ Ndërron jetë motoçiklisti i njohur, dyshohet se…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipi “TwinTrail Racing”, pjesëmarrës në Dakar, njoftoi këtë të hënë vdekjen e motoçiklistit Carles Falcón, në një mesazh të lëshuar për miqtë dhe njerëzit e afërt me ekipin. Piloti 45-vjeçar nga Tarragona ka ndërruar jetë për shkak të aksidentit të rëndë që pësoi në fillim të garës, në fazën 2, ku goditi kokën.

Humbje e madhe për sportin/ Ndërron jetë motoçiklisti i

Deklarata e ekipit pas vdekjes së Carles Falcon:

“Këtë të hënë, më 15 janar, Carles u largua nga ne. Ekipi mjekësor ka konfirmuar se dëmtimi neurologjik, i shkaktuar nga arresti kardio-respirator në momentin e aksidentit është i pakthyeshëm.

Carles ishte një person i qeshur, gjithmonë aktiv, i cili kënaqej me pasion çdo gjë që bënte, veçanërisht motorët. Ai na ka lënë duke bërë diçka që ishte ëndrra e tij, duke garuar në Dakar. “Po kënaqesha, isha i lumtur në motor!” Ne duhet ta kujtojmë atë për buzëqeshjen e tij dhe për lumturinë që krijoi te të gjithë.

Inxhinier kompjuterash me profesion. Instruktori i motoçikletës dhe udhëzuesi i udhëtimit me motor me pasion. Ka shumë që kanë mësuar në krah të tij. Mësonte me durim, energji dhe lumturi, i bënte të gjithë të shijonin motoçikletën. Këtë na ka lënë dhe ne do ta mbajmë gjithmonë me vete, të gjithë ne që kemi qenë pranë tij, familjarë, miq, kolegë dhe mbështetës.

Nga familja dhe ekipi kërkojmë që të ruhet privatësia e ngjarjeve të lamtumirës që do të zhvillohen në ditët në vijim.

Faleminderit për mirëkuptim”./e.t

Të fundit

‘Heroi im Bardhi’, këshilltari i PD nxjerr postimin e Flutura Açkës më 2021

Këshilltari i PD, Marash Logu ka reaguar pasi deputetja Flutura Açka me një postim të sotëm sulmoi Gazment Bardhin,...

Berisha nxjerr “sekretin shtetëror”: Ja ku u rrëmbye Daniel Shima

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjete sociale ka folur gjatë për zhdukjen e ish-zv. drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima...

Pse Vuçiqi dhe Dodiku po vrapojnë pas Trumpit?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Kremlinit nuk i pëlqejnë propozimet evropiane për Ukrainën

Rusia ka qëndrim negativ për propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën dhe nuk do të pranojë asnjë prezencë të trupave të NATO-s...

Zbulohet klauzola speciale, Bayern humb blerjen më të mirë të vitit në 2026?

Michael Olise është blerja më e mirë e 5 viteve të fundit te Bayern. I transferuar për 51 mln euro nga Crystal Palace vitin...

Lajme të tjera

Web TV