“Ajo po jeton një makth”/ Flasin motrat e 18-vjeçares që u përdhunua nga vëllai i njerkës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar për atë që ka përjetuar 18-vjeçarja shqiptare nga duart e përdhunuesit të saj 33-vjeçar në Volos, i cili u vra nga babai i saj, teksa vajza kishte folur me persona të caktuar për makthin e saj.

“Rreth 8-9 muaj më parë motra ime më kishte raportuar se ky person e kishte ngacmuar. Por vajza e vogël nuk më kishte thënë asgjë për përdhunimin. E diskutova këtë çështje me motrën tjetër dhe vendosëm ta dërgonim vajzën në psikolog. Më pas ka bërë një seancë”, tha motra e 18-vjeçares, sipas mediave greke.

“Pastaj ishte sezoni Panhelen dhe pata sulme paniku. Ishte humbja e nënës sime dhe gjithçka që më kishte ndodhur u rishfaq”, tha vetë 18-vjeçarja.

Të tre motrat kishin humbur nënën e tyre në një aksident automobilistik në një moshë shumë të re. Së bashku me babanë e tyre ato u shpërngulën nga Athina në Volos për një fillim të ri. Babai punonte natën dhe me ndihmën e motrës rriti tre vajzat e tij.

Përveç motrave të saj që e dinin prej muajsh se 33-vjeçari ishte dhunuesi i saj, 18-vjeçarja kishte folur edhe me një mësuese që kishte në shkollë.

“Mësuesja ime ka ardhur në shtëpinë e motrës, nuk mbaj mend sa ka qenë ora, më kanë zgjuar, duhet të ketë qenë mesditë, pas mëngjesit mora ilaçet dhe më zuri gjumi, mësueses ia kisha thënë një natë më pare, ka mësuar gjithçka. Me të kisha folur në përgjithësi për atë që kisha kaluar në fëmijëri, pa hyrë në detaje.Ishte e njëjta periudhë që kisha folur edhe me motrën time”, tha 18-vjeçarja.

Motra jonë ka qenë nën presionin e provimeve dhe ka raportuar se ky njeri e ka ngacmuar. E kam mësuar nga motra ime. Gushtin e kaluar kur u mblodhëm të gjithë sërish, ajo përmendi se e kishte takuar, por ajo nuk tha asgjë më shumë”, tha motra e saj.

Lexo edhe :  S’jam ushtar rreshti, shumë njerëz në PD duhet të hapin krahun pas dështimit!

Rrëfimet e vajzave për ditët në fjalë janë identike, duke theksuar se babai i tyre bëri gjithçka për t’i mbrojtur.

“E bëri se donte të na mbronte. Ne shkuam të gjithë bashkë me avokatin në polici, ndërsa unë e njoftova edhe motrën tjetër të vinte”, ka deklaruar njëra nga motrat e 18-vjeçares.

“Kam folur në telefon me motrën time dhe më kanë njoftuar se babai ynë i ka bërë diçka shumë të keqe 33-vjeçarit. Siç i tha motrës sime, “bëri atë që duhej të bënte si baba”, ka treguar motra tjetër.

Në mikroskopin e hetimeve është edhe videoja prej 36 sekondash në të cilën 33-vjeçari dyshohet se shantazhonte 18-vjeçaren. Siç ka dëshmuar edhe vetë para autoriteteve, ajo është dërguar pa e ditur në shtëpinë e prindërve të saj. Ajo vetë nuk kishte qenë më shumë se 14 vjeç, ndërsa në video duken qartë duart dhe tatuazhi i 33-vjeçarit./e.t

Të fundit

Deputeti demokrat: PD nuk na mbështeti në fillim për rinumërimin e votave

Lisandër Hoxha, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, deklaroi se...

“Treni bullgar, shpikje e PD! Rihapja e kutive nxorri blof demokratët”

Avokati Edmond Petraj thotë se treni bullgar është një shpikje e PD, për të justifikuar humbjen e thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në...

U godit një plumb në kokë, ish-polici shqiptar vdes pas 3 ditësh agoni

Fatos Cenaj vdiq sot, më 11 qershor, pas tre ditësh agoni. Ish-polici i burgjeve vite më parë në Shqipëri u gjet i pajetë në...

Shqipëria mori dritën jeshile nga BE, reagon Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi u njoftua se Shqipëria ka marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4. Përmes një postimi...

S’ka rinumërim për Shkodrën! Si u tjetërsuan votat brenda PD

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar një tjetër kërkesë të bërë nga koalicioni opozitar PD-ASHM. Sipas KAS nuk do të ketë rinumërim të...

Lajme të tjera

Web TV